Kosova
Asociacioni, reagon partia e Aleksandër Jabllanoviç
Partia e Serbëve të Kosovës e drejtuar nga politikani Aleksandër Jabllanoviç ka reaguar pas deklaratave të diplomatëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, deklaratat e diplomatëve është një hyrje e mirë për ndonjë “komedi televizive”. Në reagim thuhet se “Megjithatë, duke qenë se jetojmë në një kohë tensionesh të rrezikshme dhe përshkallëzimi të mundshëm të tyre, nuk ka vend për shaka dhe lojëra. Asociacioni, si një projekt për të cilin është rënë dakord saktësisht dhjetë vjet më parë, me garanci nga Perëndim, tani ka nevojë për disa të dashur perëndimorë që të shërbejnë si maskë për spastrimin etnik të serbëve dhe heqjen e të gjitha të drejtave që i garanton edhe Kushtetuta. Serbët nuk do ta pranojnë kurrë asociacionin nëse përkufizohet si një mjegull në të cilën duhet të humbasin identitetin dhe të drejtat e tyre” Sipas Aleksandër Jabllanoviç, “Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Në deklaratë thuhet gjithashtu se “Askush nuk është konsultuar me serbët nga Kosova dhe as nuk ka marrë parasysh nevojat dhe interesat e tyre, dhe pa serbët dhe pëlqimin e tyre nuk ka Asociacion”. “Vetëm përmes pushtetit ekzekutiv mund të arrihet në pozita nga të cilat mund të përmirësohet jeta e serbëve, dhe gjithçka tjetër është vetëm një konfirmim se Albin Kurti nuk është i vetëm në planin e tij për të dëbuar në heshtje serbët nga Kosova me të gjitha mjetet, dhe se ai ka aleatë dhe mentorë nga Perendimi për këtë!” – thuhet në deklaratë.