Bota
Dita e 38-të e LUFTËS! Rreth 11.200 palestinezë të vrarë
Ndërsa sulmi izraelit në Rripin e Gazës ka hyrë në ditën e tij të 38-të, raportohet se 11,180 palestinezë janë vrarë, përfshirë këtu mbi 7,700 fëmijë dhe gra, dhe më shumë se 28,200 të tjerë janë plagosur. •Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar. •Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve nga Izraeli është gati 1200.• Ministri i Jashtëm i Izraelit shprehet se presioni ndërkombëtar mbi Izraelin do të rritet brenda dy ose tre javësh për shkak të sulmit të tij në Gaza. •Megjithatë, ai theksoi se operacioni ushtarak izraelit në Gaza nuk do të ndalet derisa grupi palestinez Hamas të eliminohet dhe robërit e mbajtur në Gaza të lirohen.
Ministri i Jashtëm i Izraelit shprehet se presioni ndërkombëtar mbi Izraelin do të rritet brenda dy ose tre javësh për shkak të sulmit të tij në Gaza. Sipas gazetës Jerusalem Post, Eli Cohen tha në një konferencë për shtyp se Izraeli ka vetëm dy ose tre javë para se të humbasë betejën e tij diplomatike në skenën ndërkombëtare për të ndaluar luftën në Gaza.
“Nga pikëpamja diplomatike, ne e kuptojmë se presioni ka filluar të ushtrohet mbi Izraelin. Presioni nuk është shumë i lartë (tani), por po rritet”, tha Cohen.
Megjithatë, ai theksoi se operacioni ushtarak izraelit në Gaza nuk do të ndalet derisa grupi palestinez Hamas të eliminohet dhe robërit e mbajtur në Gaza të lirohen.
“Deri më tani, tetë vende kanë ndërmarrë hapa diplomatikë kundër Izraelit, duke përfshirë tërheqjen e ambasadorëve të tyre nga Tel Avivi”, tha ai.
Këto vende janë Bolivia, Çadi, Kili, Kolumbia, Hondurasi, Jordania, Turqia dhe Afrika e Jugut, sipas The Jerusalem Post. Diplomati i lartë izraelit tha gjithashtu se ministria e tij është e shqetësuar se 13 deri në 14 vende të tjera mund të mbajnë qëndrime të ngjashme, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne jemi në kontakt të ngushtë me ato vende për të parandaluar dëmtimin e marrëdhënieve tona me to,” tha ai.
Përditësimi i fundit i luftës Izrael-Palestinë
Ndërsa sulmi izraelit në Rripin e Gazës ka hyrë në ditën e tij të 38-të, raportohet se 11,180 palestinezë janë vrarë, përfshirë këtu mbi 7,700 fëmijë dhe gra, dhe më shumë se 28,200 të tjerë janë plagosur.
Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve nga Izraeli është gati 1200.