Connect with us

Aktualitet

Polifonia u ka dhënë kurajë betejave për Liri të shqiptarëve duke përjetësuar dhe frymëzuar në çdo kohë trimërinë e popullit tonë

Kënaqësi e madhe që nga zemra e Mallakastrës, në Bylisin e jashtëzakonshëm, kulmin e qytetërimit ilir që na bën krenar të gjithëve, të vlerësoja sot dy personalitete të shquara të kulturës popullore dhe polifonisë, Guri Rrokaj dhe Yzeir Llanaj, me kontribut të madh në ruajtjen, promovimin, kultivimin e trashëgimin brez pas brezi të kësaj pasurie kombëtare, që prej 15 vitesh është bërë pjesë e UNESCO-s.
Polifonia është një nga vlerat tona më të mëdha kulturore e shpirtërore që në shekuj u ka dhënë forcë shqiptarëve për të përballuar sfidat e mëdha, por edhe për të shprehur gëzimet e jetës.
Mirënjohje grupeve të polifonisë së Labërisë, Mallakastrës, Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës, Bregut dhe gjithë trevave shqiptare që mbajnë gjallë këtë pasuri unikale, pjesë e pandashme e trashëgimisë së vyer të kulturës botërore.
Polifonia u ka dhënë kurajë betejave për Liri të shqiptarëve duke përjetësuar dhe frymëzuar në çdo kohë trimërinë e popullit tonë sa herë Pavarësia dhe Sovraniteti i Shqipërisë ndihen të rrezikuara.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *