Connect with us

Kosova

Alarmon profesori nga SHBA-ja: Serbia po përgatitet për sulmin e ri në Kosovë

Profesori dhe analisti politik i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj, ka folur për dialogun e Kosovës me Serbinë dhe thirrjen e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit.

Ai theksoi se, deri prej vitesh nuk është arritur asgjë në dialog, përpos disa marrëveshjeve paçavure që e kanë poshtëruar Kosovën.

“Kjo për fajin e vetë liderëve asokohe në pushtet, të cilët ishin të “shantazhuar, të zënë robë” dhe të nënshtruar nga Serbia. Ata rrëshqitën dhe në pazare të rrezikshme duke dalë jashtë vijëzimit të dialogut për të bërë pazare edhe për kufinjët e Kosovës me mundësi deri në ndarje. Që nga viti 2018 nisi kalvari midis trojkës Vuçiç, Thaçi dhe Rama për mundësinë e ndarjes apo të korigjimit të kufijve nën slloganin se “veriu na qenka një dhuratë e kriminelit, masakruesit dhe përndjekësit të shqiptarëve Aleksandër Rankoviçit” – theksoi analisti maxharraj, duke shtuar se Serbia nuk asnjëherë nuk ka qenë e interesuar për dialog e më së paku për përmiresimin e pozitës sociale të pakicës serbe në veri.

“Nuk ka qenë qëllimi që Serbia të hynte në dialog, por ishte diçka më shumë, ishte veriu gjëja që kishte interes nacional dhe kombëtar. Ai very I pasur me ar dhe argjend, nuk ishte në interesin e trojkës më sipër, por i Serbisë. Bile katrahura rreth ndarjes së Kosovës shkojë shumë larg deri në Shtëpinë e Bardhë përmes “tradhtisë” se ish-ambasadorit Richard Grenell, teksa çdo gjë ishte gati që Serbisë t’i jepej veriu. Por, dikush i ra “ziles”, u turbullua qielli, erdhën fortuna dhe stuhi të forta të cilat detyruan një avion në fluturim që të kthehet dhe mos të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, dhe kështu shpëtoi Kosova nga ndarja” – deklaroi Maxharraj, sipas të cilit, Serbia për dy dekada e ka patur falas “pushtetin” në veri.

Advertisement