Aktualitet
Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit jep masën “arrest me burg” për shoferin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për Antonio Frrokun që përplasi, Mariglen Allkun, punonjësin e policisë që kalonte në vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur më 30 nëntor përpara godinës së komisiariatit të Durrësit. Efektivi i policisë ka qenë duke kaluar rrugën kur pas disa sekondash automjeti me shpejtësi që drejtohej nga Antonio Frroku e ka përplasur.
Frroku dyshohet për kryerjen e vepres penale të parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal. Nëse ai gjendet fajtor për këtë akuzë që konsiston në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi, rrezikon të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.