Connect with us

Politike

Abuzime me fondet/ KQZ propozon gjoba për PS dhe PD

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i propozoi Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve gjoba nga 3 milion lekë për dy partitë kryesore në vend Partinë Socialiste dhe atë Demokratike.

Ky propozim vjen pas miratimit te gjetjeve “nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022”.

Komisioneri po ashtu propozoi gjoba edhe për një sërë kandidatësh për kryebashkiak në zgjedhjet lokale të pjesshme.

Ndërkohë 103 parti të tjera u gjobitën direkt nga Komisioneri me gjoba nga 60 mijë në 100 mijë lekë për shkelje të ligjeve zgjedhore pas miratimit të auditit financiar për vitin 2021.

Në njoftim nuk bëhen me dije shkeljet e kryera, por vendimi është marrë pas auditimit të financave për vitin 2021 dhe auditit të përdorimit të fondeve për zgjedhjet lokale të pjesshme të vitit 2022.

Sot u miratua raporti i të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021.

Komisioneri vendosi sanksione administrative ndaj partive politike:

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja Puntore Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Punës Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca Demokracia e Re”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia e Blertë Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Uniteti Kombëtar”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Universale Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Liberale Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Ekologjike”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Socialpunëtore e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Socialreformiste e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekpër “Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja Demokratike për Vlera, Mirëqënie, Progres”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Alternative Republikane”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Konservatore”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Triumfi i Legalitetit”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Rimëkëmbja Kombëtare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Pajtimit Kombëtar”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Komuniste e Shqipërisë (e rindërtuar)”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Alternativa Liberale e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Komuniste e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia e të Majtës Demokratike Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Ambientaliste”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca Nacionale Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Demokrate e Re”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Mendimi i Djathtë Liberal”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Shpresa Demokrate”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Integrimit Social Kombëtar Shqiptar”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lidhja e Blertë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Shqiptare Atdheu”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia e të Drejtave të Mohuara”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia e Çështjeve Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Fronti i Majtë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Shqipëria e Re”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja Elitare Kombëtare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Shqiptare e Rindërtimit”;
Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia e të Drejtave të Mohuara – e Re”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Lista për Shqipëri Natyrale”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca Kombëtare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Progresi Social Kombëtar”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca për Europën”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Demokratike e Bashkimit Myslyman të Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Ligj dhe Drejtësi”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia G99”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Toleranca e Re e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca Europiane Ekologjike”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Personat me Aftësi të Kufizuar”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja Shqipëria e Re”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi e Shqipëtarëve”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca Kuq e Zi”,

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Forca Rinia”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Shkodra 2015”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Sfida për Shqipërinë”;;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Indipendentëve (Centriste) të Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Nacional Demokrate e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lidhja Popullore Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Nacionaliste Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia e Djathtë Demokratike e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Drejtësia Shoqërore”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Progresi Demokratik”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia e Re Socialiste e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Ideali Demokratik Shqiptar”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Lëvizja për Demokraci”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Ideali Komunist”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia e Biznesit Shqiptar”;

Gjobë në vlerën 60 000 lekë për “Partia Aleanca Popullore për Drejtësi”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Bindja Demokratike”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Demokratike”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Zgjidhja”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Balli Kombëtar”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Kristian Demokrate”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Integrimi Social Kombëtar Shqiptar”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia e të Drejtave të Mohuara – e Re”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Ligj dhe Drejtësi”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Aleanca Popullore”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Aleanca Kuq e Zi”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Shkodra 2015”;

Gjobë në vlerën 1 000 000 lekë për “Partia Aleanca Europiane Ekologjike”;

Gjithashtu, u miratua edhe raporti i gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022.

Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative ndaj:

Gjobë në vlerën 3 000 000 lekë për partinë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Gjobë në vlerën 3 000 000 lekë për partinë politike “Partia Demokratike” (neni 23/4, pika 3 të ligjit “Për Partitë Politike”);

Gjobë në vlerën 500 000 lekë për partinë politike “Partia Demokratike”(neni 173, pika 3 të KZ);

Gjobë në vlerën 100 000 lekë për partinë politike “Partia Demokratike”(neni 173, pika 8 të KZ);

Gjobë në vlerën 92.775 lekë për kandidaten për kryetare bashkie të Partisë Socialiste e Shqipërisë, zj. Emirjana Sako dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, sipas nenit 173, pika 5 të KZ;

Gjobë në vlerën 120.590 lekë për kandidatin për kryetar bashkie të Partisë Socialiste e Shqipërisë, z. Edison Memolla dhe dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së sipas nenit 173, pika 5 të KZ;

Gjobë në vlerën 91.420 lekë për kandidatin për kryetar bashkie të Koalicionit Shtëpia e Lirisë, z. Bardh Spahia dhe dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së sipas nenit 173, pika 5 të KZ;

Gjobë në vlerën 415.000 lekë për kandidatin për kryetar bashkie të Koalicionit Shtëpia e Lirisë, z. Ardian Muka dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së sipas nenit 173, pika 5 të KZ.

Politike

Shpërthen Qori: Protestën tonë nuk e dha asnjë TV, omerta mafioze, Bashkia, çetë hajdutësh

Lëvizja Bashkë ka organizuar pasditen e sotme një protestë kundër korrupsionit përballë Bashkisë së Tiranës, për aferat që kanë përfshirë këtë institucion. Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se protesta nuk ka marrë vëmendje në media dhe kanë qenë prezente vetëm dy televizione, për shkak se mediat janë të kapura nga pushteti.

“Lajmin nuk e ka dhënë asnjë nga mediat. Ka patur vetëm dy televizone, mes tyre MCN e cila me gjasë do të bëjë kronikën. Tregon se jemi në një omerta mafioze, të heshtjes së opinionit publik. Erion Veliajn është njeriu që ka në dorë tendera dhe para publike për mafiozë dhe oligarkë, ka shumë ndikim në televizione. Në protestat tona ka shumë policë dhe pak gazetarë. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do të ngrejmë zërin, do të tregojmë me gisht të gjithë problemet që ka Bashkia e Tiranës. Është një çëte hajdutësh. Ishim me banorët e Kombinatit, do të ndërtohet pallat shtatë katësh për lulishten e fundit që ka aty. U mblodhën dhe protestuan banorët, asnjë televizion nuk ishte i pranishëm, ndonëse ishin lajmëruar të gjithë. Kjo tregon se i frikësohen opinionit publik, duan të na mbysin me heshtje por zëri i së vërtetës do të mbizotërojë“, tha Qori.

Continue Reading

Politike

Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Continue Reading

Politike

Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë në emisionin Opinion në Tv Klan mesazhin që i dha kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit doli nga SPAK më 30 Prill 2024.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse bisedoi me Veliaj për akuzat që ky i fundit bëri në adresë të disa gazetarëve pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Kryeministri bëri të ditur se Erion Veliajt i tha që kishte bërë gabim me deklaratën sulmuese ndaj gazetarëve.

Rama theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nuk mbron politikisht asnjë zyrtar të përfshirë në akte korruptive.

Blendi Fevziu: Ai ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn? Shumë media e kanë lexuar të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Po çfarë janë këto mo. Po pse mo çfarë janë mediat?

Blendi Fevziu: Mediat këtë punë kanë të analizojnë mesazhet e tua.

Kryeministri Edi Rama: Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj…

Blendi Fevziu: Nuk mbron askënd? Ju thatë vetëm Zahon nuk lë të hidhet…

Kryeministri Edi Rama: More zotëri këtë e kam thënë 1000 herë dhe 1000 herë e kam përsëritur.. Unë jam ndryshe Fevzi, ky është thelbi, dhe ju nuk doni ta pranoni ok nuk doni ta pranoni. Jam ndryshe.

Kryeministri Edi Rama: Jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj. Nuk them një tjetër dhe mendoj..

Blendi Fevziu: Meqë kishe një mesazh të shkurtër apo vetëm një tekst apo telefon me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama: Po i thashë.

Blendi Fevziu: Çfarë i thatë?

Kryeministri Edi Rama: Gabim shumë i madh.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryeministri Edi Rama: Sepse unë personalisht kam pasur shumë herë reagime ndaj mediave, por nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse sulmet ad ominan nuk janë sulme të denja për këdoqoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Continue Reading

Politike

Kalaja sulmon Gaz Bardhin: S’mund të jesh edhe me Berishën edhe me Dumanin

Në Foltore duket se janë të zhgënjyer me Gaz Bardhin.

Kjo, sidomos për qendrimet e tij ndaj SPAK.

Ndaj këtë të enjte, zyrtarja e partisë së Berishës, Adriana Kalaja, ka sulmuar ashpër Gaz Bardhin, ndërsa ka folur poshtë dritares së Berishës.

Ajo ka thënë se Bardhi nuk mund të jetë edhe me Berishën, edhe me Altin Dumanin.

Pra shkurt, duhet të fillojë të sulmojë SPAK, nëse do të jetë në partinë e Berishës.

Continue Reading

Politike

Balluku prezanton dy projektligjet për energjinë dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Kuvendit prezantoi dy projektligjet të diskutuara në komisione parlamentare.

Balluku prezantoi marrëveshjen për zgjerimin e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në disa sektorë të ndryshëm.

“Zhvillimet e fundit politike treguan se roli i Azerbajxhanit është shumë e rëndësishme pasi siguria energjitike I duhet jo vetëm Ballkanit Perëndimor por gjithë Evropës.

Zbatimi i suksesshëm I TAP hapi mundësi të tjera bashkëpunimi duke përfshirë mundësi gazifikimit të qyteteve tonë duke nisur nga projekte pilot si ai i Korçës që kemi zgjedhur për të nisur zbatimin e këtij projekti të madh për të vazhduar më pas në Pogradec dhe qytete të tjera. Dimensioni ekonomik konsiderohet si një ndër fushat më kryesore të bashkëpunimit.

Me vullnetin e të dy qeverive është vendosur të thellohet dhe të kalojë në sektorë të tjerë. Marrëveshja e re parashikon shtrirjen e bashkëpunimit në turizëm, bujqësi, kulturë dhe arsim ku së fundmi Azerbajxhani ka shkëlqyer në paketat për të rinjtë që studiojnë në vende të tjera dhe më pas kthehen në Azerbajxhan”- tha Balluku.

Ndërsa për projektligjin tjetër të diskutuar në komisione, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për të pajisur qytetarët me informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë.

“Projektligji I dytë, ka kaluar në komisione me mbështetje të plotë. Bëhet fjalë për etiketimin e produkteve me ndikim në energji. Kriza ndërkombëtare energjitike që pllakosi botën dhe u ndje edhe në Shqipëri gjatë 2021-it, bën të domosdoshëm trajtimin me përparësi të disa çështjeve që nuk kanë të bëjnë vetëm me prodhimin e energjisë por edhe me kursimin. I kemi kushtuar vëmendjes së duhur rritjes së kapaciteteve të prodhimit të energjisë përmes diversifikimit të burimeve. E kemi bazuar prodhimin vendas mbi hidrocentralet. Ky projektligj synon të përmirësojë dhe mbrojë qytetarët në blerjen e produkteve me ndikim në energji. Qëllimi është që të vendosë në dispozicion të konsumtatorëve informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë për qytetarët por edhe për bizneset”- shtoi zv.kryeministrja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING