Rajon
Në Bruksel na torturojnë/ Vuçiç ankohet për keqtrajtim nga BE-ja
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në mbledhjen e SNS-së në Jagodinë theksoi se në zgjedhjet e 17 dhjetorit është në dorë të popullit që të zgjedhë ata që do të dinë të ruajnë paqen, interesat jetike kombëtare dhe Kosovën në Serbi.
Ai theksoi se do të bëjë mamografi deri në fund të marsit dhe i kërkoi falje qytetarëve që më herët nuk investuan më shumë në atë rajon, sepse siç tha ai, ishte i ngarkuar me probleme të shumta dhe me faktin që shkon në Bruksel çdo shtatë ditë.
“Atje na torturojnë, na keqtrajtojnë, nuk ka asgjë të mirë atje, e them sinqerisht, sepse në fund të fundit gjithmonë tema në Bruksel është se si do ta njohim Kosovën e pavarur” – tha Vuçiç, duke shtuar se nuk pret kurrë ndonjë gjë të këndshme nga takimet me Perëndimin dhe se çdo herë është një luftë e ashpër.
Duke prekur edhe temën e luftës në Ukrainë, presidenti serb u shpeh:
“Të mos shkatërrohet qëndrimi ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë të mos shkatërrohet miqësia brenda natës duke vendosur sanksione ndaj Rusisë. Unë u përfshiva në këtë fushatë, që të paktën të tregoj se kam ndjekur një politikë të mirë për vendin, jo për partinë time”
“Shumë bënin shaka se Vuçiç do të vendosë sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve të 3 prillit. 4 prilli erdhi dhe shkoi, kaloi një vit i tërë dhe Vuçiç nuk vendosi sanksione. Dhe fill pas 3 prillit u kujtuan të thoshin ‘Vuçiç është kundër Evropa, ne duhet të vendosim sanksione.” – potencoi presidenti serb.