Sport
Milani bën detyrën, por i jep lamtumirën Champions-it
Milan ka fituar 2-1 në transfertë ndaj Newcastle, por eliminohet nga Champions League.
Kuqezinjtë, për shkak të barazimit 1-1 në ndeshjen Borussia Dortmund-PSG, përfunduan grupin në vendin e tretë dhe tashmë do të vijojnë aventurën evropiane në Europa League.
Pulisic dhe Chukëueze i dhanë 3 pikët ekipit të Piolit, që i duhej nga ana tjetër një fitore e Borussia Dortmund për ta mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë, gjë që nuk ndodhi.
Adeyemi kaloi në avantazh gjermanët në minutën e 51, por Zaire-Emery barazoi 5 minuta më pas, duke i dhënë kualifikimin parizienëve.