Connect with us

Rajon

Hill ua bën të qartë serbëve: Fati juaj varet nga vet ju, jo nga Pekini e Brukseli

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha në takimin “Bota në 2024” që u mbajt në Beograd, se serbët duhet ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin.

Në hapje të konferencës ai theksoi se viti 2024 do të jetë “kompleks” dhe se rezultati i tij do të varet nga shumë faktorë.

Viti i ardhshëm gjithashtu, theksoi ai, do të jetë “shumë, shumë” i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, Serbinë dhe Kosovën, duke shtuar se vërehet vullneti i mirë në Bruksel.

Duke përmendur Ballkanin e Hapur, ai tha se për të nuk ka rëndësi se si do të quhet modeli i bashkëpunimit rajonal, por se ai ekziston dhe po zhvillohet.

Hill gjithashtu u shpreh se ka mundësi që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përparojë në muajt e ardhshëm dhe se në këtë kuptim beson se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Serbinë.

“Elon Musk mund të planifikojë të shkojë në Mars një ditë, por ne do të duhet të qëndrojmë në planetin Tokë dhe duhet të trajtojmë me respekt ajrin, ujin, tokën dhe njëri-tjetrin” – potencoi ambasadori amerikan

Advertisement