Connect with us

Rajon

DPC: Zgjedhjet në Serbi pasqyruan gjendjen e vërtet të demokracisë

Think-tanku me seli në Berlin, Democratization Policy Council, ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme të 17 dhjetorit në Serbi kanë pasqyruar gjendjen e vërtet të demokracisë në Serbi dhe përgjegjësinë e Perëndimit për këtë.

Zgjedhjet Parlamentare dhe Lokale, sipas organizatës në fjalë, janë dalluar për shfaqjen e një fushate shumë agresive dhe të koordinuar kundër një opozite demokratike, e cila u bashkua për herë të parë që kur Partia Progresive e Serbisë (SNS) fitoi pushtetin në vitin 2012.

Zgjedhjet sipas, Democratization Policy Council, shfaqën gjithashtu tendenca për mashtrim të përhapur zgjedhor, më i përhapuri  që nga koha e Millosheviç-it.

Serbia, vlerëson organizata me seli në Berlin, është një demokraci në dukje, por në fakt është një autokraci jokushtetuese.

Heshtja e Perëndimit, në anën tjetër, konsideron organizata DPC, në lidhje me këto ngjarje të deritanishme, si me protestat qytetare, e bëjnë bashkëfajtor Perëndimin për sundimin e SNS gjatë dekadës së fundit dhe në transformimin e Serbisë në një shtet autokratik.

“Tani është koha e fundit që Perëndimi, BE-ja dhe SHBA-ja të marrin një kthesë strategjike ndaj politikës së tyre ndaj Serbisë – dhe Ballkanit Perëndimor – drejt një politike të bazuar fort në vlerat liberale demokratike”.

Advertisement