Connect with us

Kosova

‘Lista Serbe e ka humbur besimin e serbëve të Kosovës’

Politikani serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanovic, ka thënë se në situatën aktuale nuk do të marrë pjesë nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore.

Sipas tij, Lista Serbe e ka humbur besimin e serbëve lokalë në Kosovë me disa vendime të tyre që nuk janë në interes të qytetarëve.

“Në këtë moment siç qëndrojnë gjërat, nuk marr pjesë. Kam dëshirë personale të dal në zgjedhje, të shfrytëzoj qëndrimin e qytetarëve që lista serbe ka humbur besimin e qytetarëve. Dalja në zgjedhje dhe serbëve t’u jap një alternativë e re, duhet paraprakisht të kemi bisedime mes përfaqësuesve të serbe në veri dhe qeverisë së Kosovës” – theksoi Jabllanovic

Sipas tij Qeveria e Kosovës, duhet të bisedoj me partitë serbe që operojnë në veri në mënyrë që të zgjidhen problemet.

Advertisement