Aktualitet
Biden, presidenti i 46-të i SHBA-ve
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka uruar fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris, në krye të ShBA-ve. .
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i vlefshëm, partneri më strategjik e vlera më frymëzuese për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Duke shprehur urimet më të larta për fitoren e Joe Biden e Kamala Harris, ne shprehim përkushtimin tonë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, shtuar angazhimet e përbashkëta ndërkombëtare dhe forcuar edhe më shumë marrëdhënien transatlantike!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

