Aktualitet
“Shqipëria do futet në Bashkimin Evropian pas Serbisë”, analisti zbulon arsyen
Analisti Ben Andoni tha në një intervistë për Euronews Albania se ai nuk beson në deklaratën e kryeministrit Rama se Shqipëria do të integrohet më shpejt se vendet e tjera të cilave u janë dashur më shumë se 10 vite.
Sipas Ben Andonit, është një procedurë sa u takon integrimit në Bashkimin Europian për sa u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Është një metodikë e tillë e bërë në 2014-2015 që përcaktojnë metodikën për integrimet në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju e dini prioritet kishte Mali I Zi, Serbia e më pas Shqipëria me Maqedoninë e Veriut, më pas Bosnjë-Hercegovinaa dhe Kosova.
Sot vetëm Kosova është e përjashtuar nga kjo pjesë e integrimit. Llograiteni jemi në vitin 2024, na janë dashur 8-9 vite për të realizuar nëj skemë shumë të thjeshtë. Mali i Zi ka pasur një lloj prioriteti, ka hapur 12 kapituj, mezi ka mbyllur 2 nga 35 që janq gjithsej. Ndaj unë mendoj se është një lloj skenari i parealizuarëshm. Por kini parasysh ne do të jemi pas Serbissë dhe Malit të Zi”,-tha Ben Andoni.