Pinknews
“Pa vlerë…”/ I dashuri i Santianës ‘shperthen’ keq ndaj banores?
Santiana Maloku ka takuar partnerin e saj mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “live” të “BBVK”.
Çifti aq i komentuar në publik dhuroi momente emocionuese edhe pse partneri i Santianës vendosi të ruante privatësinë e tij duke mos u shfaqur imazhin e tij.
Në ‘dhomën e sekreteve’ publiku pati mundësinë të shikonte hijet e dy personazheve teksa dukeshin që ndanin puthje e përqafime me njëri-tjetrin.
Ardhja e tij në shtëpinë e “BBVK” ishte diçka e papritur pasi Lirimi nuk është një personazh publik.
Por mesazhi që ai i dha Santianës ishte i qartë, ai nënkupton dëshirën e tij për distancën ndaj partneres së tij dhe Bucit kur shprehet: “Mos i jep kohë njerëzve të pa vlerë, vazhdo lojën tënde ne të njohim shumë mirë fokusohu vetëm tek mendimi i publikut jo tek njerëzit aty brenda.
Debati mes Bucit dhe Santianës ka vazhduar goxha, Ata kaluan edhe në nivelin e vënies së epiteteve ndaj njëri-tjetrit, ndonëse raporti i tyre ka qenë shumë i mirë.
“Ti je mashtrues, ti dyfytyrësh, ti manipulues dhe besëprerë”, iu drejtua bukuroshja gjakovare.
Ndërsa, Buci e pyeste: “Më trego se pse jam besëprerë, pse nuk po rri më me ty? Unë krejt gjërat ti kam mësuar ty, javën tjetër do të të përcjellë ty”.
“Nuk mundesh me më përcjellë, kurrë. Kjo është vetëm në ëndrrat e tua. Ti je si Ganiu, kërcen si tupan”, iu kundërpërgjigj Santiana.
Maloku dhe Dervishi që nga fillimi janë diskutuar nga të tjerët për marrëdhënien e tyre.
Ata madje u tha se kanë ndjenja për njëri-tjetrin, ndonëse një gjë e tillë u mohua.