Connect with us

Shkrime

Berlini jep goditjen finale: Në BE nuk ka vend për miqtë e Putinit

“Situata është jashtëzakonisht shqetësuese. Demokracia është në rrezik. Për shumë evropianë dhe miq të përkushtuar të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Vuçiç dhe regjimi i tij nuk janë më partnerë të besueshëm. Nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në Bashkimin Europian” – Keshtu u shpreh kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në një intervistë për Nova. Ai gjithashtu pretendoi se Bashkimi Evropian nuk ka më luksin të mos ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi. “Ne nuk duhet të jemi indiferentë nëse parimet themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit bien nën presion në një nga vendet tona partnere. Madje Unioni e ka detyrim për të ndërhyrë” – theksoi Roth.  “Gjatë mandatit presidencial të Vuçiçit, Serbia humbi gjithnjë e më shumë statusin e demokracisë. Parregullsitë zgjedhore konfirmuan edhe një herë këtë trend alarmant. Vëzhguesit ndërkombëtarë në zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të partise se Vucicit në pushtet. Këto janë metoda dhe mjetet e një sunduesi autokratik – jotë një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij në Bashkimin Europian. Vuçic gjithashtu nuk kërcënon vetëm paqen e brendshme në Serbi, por ai shkakton edhe probleme të vazhdueshme në rajon. Mos harroni vendosjen e trupave ushtarake në kufirin me Kosovën, në fund të shtatorit 2023” – deklaroi Roth
I pyetur se  në çfarë mënyre Gjermania, si shteti më i fuqishëm i BE-së, mund të ndikojë tek autoritetet serbe që të zbatojnë rekomandet për përsëritjen e zgjedhjeve dhe çfarë sanksionesh mund të pasojnë nëse qeveria në Serbi refuzon ta bëjë këtë, Roth u shpreh se Gjermania është një nga mbështetësit më të fortë të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë por presidenti Vuçiç dhe regjimi i tij nuk janë më partnerë të besueshëm dhe per miqtë e Putinit, nuk ka vend në Unionin Europian. Roth, duke komentuar akuzat gjithnjë e më të shpeshta se Gjermania po ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë theksoi: “Evropa nuk është vetëm një treg i vetëm, por mbi të gjitha një komunitet vlerash unike. Demokracia dhe shteti i së drejtës janë themeli i Bashkimit Evropian. Mbrojtja e këtyre vlerave është një detyrë e vazhdueshme për të gjithë ne. Në Evropë, çdo shoqëri kombëtare nuk kujdeset më vetëm për veten, por duhet të kujdesemi edhe për njëri-tjetrin. Ne jemi të ndërlidhur në shumë mënyra, saqë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shikojmë përtej kufijve tanë kombëtarë. Në BE nuk vlen më parimi klasik i mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera. Përkundrazi: Europa e ka detyrim për të ndërhyrë”

Advertisement