Connect with us

Kosova

Shkelje flagrante në projektin për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, pezullohet tenderi 3 mln euro

“Ju edhe në përmendore të dëshmorëve në tendera vjedhni. Jeni hajna tipik, hajna klasik”, kjo ishte një ndër deklaratat më të bujshme të rrugëtimit politik të Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës. Në atë kohë, Kurti si opozitar akuzonte me fjalët më të rënda qeveritë e atëhershme për “vjedhje edhe në përmendore të dëshmorëve”.

Vite më pas, kur pushteti mban emrin “Qeveria Kurti” me në krye Albin Kurtin, po dyshohet për shkelje në master-planin prej 3 milionë eurosh në kompleksin memorial “Adem Jashari”, shkruan Periskopi.

Duke filluar qysh prej vitit 2021, Kurti e Çeku u zotuan se do të formojnë një komision të posaqëm, për renovimin e kompleksit Memorial “Adem Jashari”. Madje, premtimet ishin që në fund të dhjetorit të vitit 2021 do të fillonin punimet në Prekaz.

Kështu kishte bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e tretë të Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Megjithatë, do të kalonin edhe pothuajse dy vite të tjera për t’u marrë hapa të ardhshëm në këtë drejtim.

Para 8 muajve, ministri Hajrullah Çeku, përmes një postimi në Facebook kishte njoftuar se është shpallur konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, thuhej në njoftimin e ministrit Hajrulla Çeku.

Afati i fundit për dorëzim ishte data 07.07.2023,

Portali Periskopi ka gjetur se në këtë konkurs kanë ofertuar tre Operator Ekonomik; Polis University, ASArchitects stp-slr, Metro_Polis, SA Corporate Advisory L.L.C

Por jo gjithçka, siç ishin fjalët e premtimet e kryeministrit Kurti për rëndësinë dhe seriozitetin që ka kompleksi Memorial Adem Jashari po shkojnë siç duhet. Akuzat e rënda që bënte në Kuvendin e Kosovës ndaj qeverive të kaluara për “vjedhje e shkelje” nëpër tendera, po hasen edhe në kohën kur po i njëjti u zotua se do t’i merrte vetë përsipër punimet në Prekaz.

Kjo ngase, Organi Shqyrtues i Prokurimit [OSHP] ka pezulluar procedurën e prokurimit për master-planin e kompleksit memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Shkak i pezullimit është ankesa e një kompanie ku pretendon se në procedurë kanë ndodhur disa shkelje.

Çka po ndodh saktësisht?
Pamjet e mëposhtme të siguruara nga “ATV” janë pamjet e master-planit të kompleksit memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, i projektuar nga Instituti për Shkencë dhe Teknologji, në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare, e që nuk u zgjodh fitues.

Andaj kompania u ankua dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit, pezulloi procedurën e prokurimit. Përfaqësuesi i konsorciumit, Ismajl Baftjari, thotë se në procedurë ndodhën disa shkelje.

“Andaj, mbi bazën e të sipër përmendurave, Organit Shqyrtues të Prokurimit i propozojmë që të marrë këtë:

VENDIM

APROVOHET si e bazuar Ankesa e paraqitur nga grupi i OE me shifrën 1111.

OBLIGOHET Autoriteti Kontraktues Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që lëndën ta kthej në Rivlerësim të ofertave dhe pas rivlerësimit shifra 1111 të vlerësohet në mënyrë të drejtë, ndërsa OE me shifrën 2606 dhe OE Polis të shpallen administrativisht të papërgjegjshëm.

“Shkeljet kryesore janë ligjore. Konkursi është me shifër me qëllim të trajtimit të barabartë. Një prej operatorëve e ka publiku emrin e vet. Për çudi tone komisioni vlerësues në mënyrë të kundërligjshme i vendos një kod operatorit që ka zbulu emrin e vetë dhe vazhdon procedurat e vlerësimit në mënyrë normale. Kjo është shkelje flagrante e ligjeve dhe procedurave tona
Ndërkohë, kompania humbëse vazhdon të shpresojë që OSHP-ja do të marrë vendim pozitiv e të jetësohet master-plani i tyre. Pretendimet tona janë lehtësisht të verifikueshme, andaj presim vendim të OSHP-së…”, tha Ismajl Baftjari nga INSI për ATV.

Ministria e Kulturës nuk përgjigjet lidhur me pretendimet e kësaj kompanie.

Në një deklarim televiziv, ministri Hajrullah Çeku thoshte se është në dijeni të procedurës, por nuk shtonte diçka më shumë…

“Ka përfundu konkursi ndërkombëtar. Kanë konkuru 3 kompani. Juria e ka zgjedhë projektin më të mirë. Aktualisht operatori që nuk ka fitu, ka bërë ankesë fillimisht në ministri, pastaj në OSHP. Ne duhet të presim deri në vendim të këtij organi”, thoshte Çeku.

Kujtojmë se projekti për kompleksin memorial “Adem Jashari”, udhëhiqet nga komiteti ndërministror në udhëheqje të të cilit është vetë kryeministri Albin Kurti. Pjesë e komitetit ndërministror janë gjithashtu: Hajrullah Çeku, Liburn Aliu, Rozeta Hajdari, Hekuran Murati, anëtarë i komitetit përfaqësues nga familja Jashari, Bekim Jashari, anëtarë nga Agjencia e Menaxhimit të Memorialeve, përfaqësueses nga shoqata e arkitektëve dhe nga shoqata e luftës.

Ndryshe, siç specifikohet edhe në Ligj; ” “Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore e qytetare për Skenderajn, Drenicën, Kosovën dhe tërë Kombin Shqiptar”

Kompleksi memorial “Adem Jashari”, që nga paslufta është shndërruar në vendin më të vizituar në Kosovë. Miliona vizitorë e kanë prekur nga afër historinë e pashembullt të familjes Jashari.

Përveç qytetarëve, Prekazin e vizitojnë shpesh edhe personalitete të shumta nga jeta publike qoftë shqiptare, qoftë ndërkombëtare. Shumë prej tyre kanë lënë shënime në librin e përshtypjeve. Por ai që mbahet mend është shënimi i francezit Bernard Kushner, i cili thotë: “Po të kishte çmim nobel për liri, me siguri se do t’i takonte familjes Jashari”.

Më 5 mars 1998 policia dhe ushtria serbe kishte rrethuar kullën dhe objektet tjera të Jasharajve. Si edhe në rrethimet e para, Jasharajt kishin refuzuar të dorëzoheshin, çka do të çonte në luftime të mëdha për tri ditë rresht.

72 orë kishin zgjatur luftimet mes një ushtrie dhe një familje.

Në fund, vdiqën 59 persona, 55 nga familja e njëjtë në krye me Adem Jasharin, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Periskopi/Enis Rrustemi/

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç gjen armiqtë e jashtëm të Serbisë dhe tregon qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, duke folur për propozimin për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ka deklaruar se ajo ka katër qëllime. Sipas presidentit serb, një nga qëllimet është shfuqizimi i etnitetit të Republikës Serbe në BeH.

“Qëllimi i parë i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është shfuqizimi i RS, sipas dy rishikimeve të aktgjykimit për përgjegjësinë e Republikës së Serbisë, dhe i treti është që dikush të marrë ca para nga Serbia dhe ta padisë për Kompensimi për dëmet e luftës, i katërti është barra shtesë për Serbinë dhe vendosja e gjithçkaje mbi supet e saj, por qëllimi i tyre nuk është të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, por dëshira për të shkatërruar çdo lloj proteste kundër tyre”- pohoi Vuçic I cili nuk nguroi ti gjente kundërshtarë të Serbisë në Uashington, Berlin dhe Londër.

Gjithashtu ai nuk e ka fshehur pesimizmin se do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Për shtatë ditë përfundon seanca e OKB-së, dhe ata do të fitojnë formalisht, por nuk do t’ju them se për sa vota, por di te them se kemi luftuar”, përfundoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç qau fshehurazi te Macron për ndalimin e Porfirije

Sipas doktor professor Enver Bytyçi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës pse kjo e fundit nuk lejoi para pak ditësh kryepeshkopin e Serbisë, Porferije, të hynte në territorin e saj.

“E sigurt është se presidenti i Serbisë është ankuar te presidenti Macron për këtë fakt, edhe pse të gjitha këto ambasada e dinë arsyen pse Proferije nuk u lejua në Kosovë. Sepse Patriarkana e Pejës nuk ekziston, ajo është transferuar nga Peja në Serbi para shumë shekujsh. Sepse kjo Patriarkanë ishte dhe mbetet shpikje e Serbisë. Ajo as nuk ishte krijuar në Pejë, por në një fshat afër Kragujevcit, diku në Serbinë e sotme qendrore. Si e tillë, Kisha Ortodokse e Serbisë dëshiron të rikthehet në territorin e Kosovës, pra në Pejë, ndërkohë që është një institucion fetar me qendër në Beograd” – theksoi Bytyçi duke shtuar se “Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë dëshiron të vijë në Kosovë e të thotë se “Kosova është djepi i shpirtit serb”, pra se në Kosovë, praktikisht në Pejë, paska lindur Krishti i serbëve, shën Sava! Këtë të vërtetë ai e pohoi pas kthimit mbrapsht në Beograd kur u zotua se “Serbia do të kthehet në Kosovë”

Sipas deklaratës së ambasadave të QUINT-it, moslejimi i kryepeshkopit të Serbisë të hyjë në Kosovë “është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe me obligimet për dialogun”.

“Pakoja e Ahtisaarit ka parashikuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe sjelljen e Kosovës ndaj Beogradit e kushtëzon me njohjen. Kurse ambasadorët që “e duan Kosovën aq shumë”, i kundërvihen vetëm Kosovës dhe i kujtojnë asaj detyrimet e Pakos së Ahtisaarit, ndërkohë që me Serbinë nuk kanë as vullnet, as dëshirë të sillen me të njëjtin kut. Për këtë arsye ka zhgënjim të madh jo vetëm te qytetarët” – deklaroi Bytyçi

Continue Reading

Kosova

Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë

Deputeti nga radhët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), Thijs Reuten, ka fajësuar Gjermaninë, Francën dhe Italinë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Shtetet anëtare, fatkeqësisht një rol të spikatur Gjermania, Franca dhe Italia dogjën përsëri besueshmërinë e tyre dhe iu përulën Serbisë. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe bën pjesë në Këshillin e Evropës, fundi i qetësimit të Vuçiçit tani”, shkroi ai në platformën X.

Ndryshe, arsyeja pse Kosova nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Por, Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.

Autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas tyre ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës”.

Pak ditë pasi Kosova mbeti jashtë agjendës Qeveria e Kosovës, njoftoi se ka vendosur ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese brenda majit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING