Connect with us

Pinknews

Çfarë po ndodh? Pas Santianës, Lumbardhi puth në buzë Bucin

Një sfidë e re në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka ndezur emocione dhe ka krijuar debate mes banorëve.

Vëllai i Madh, i njohur për lojërat e tij psikologjike dhe sfidat që testojnë kufijtë e banorëve, ka vendosur t’i shtoje një dimension të ri konkursit: një lojë ku puthjet janë monedhat e vërteta.

Banorët u informuan se për çdo puthje që do të shkëmbenin mes tyre, bazuar në kombinimet e caktuara nga Vëllai i Madh, do të rrisnin çmimin e madh me 2000 euro. Mirëpo, kjo rritje vinte me një kusht – nëse do të zgjidhnin të refuzonin sfidën e puthjes, jo vetëm që nuk do të fitonin, por do të humbnin 2000 euro nga çmimi final.

Një nga çiftet që u zgjodh për të ndarë një puthje ishin Santiana dhe Buci. Tensioni u ndje në shtëpi kur Santiana vendosi të refuzojë sfidën, duke deklaruar me forcë “S’ka shansa”. Megjithëse kanë pasur marrëdhënie të mira në të kaluarën, Santiana dhe Buci ditëve të fundit i kanë prishur raportet e tyre për shkak të një fjale ofenduese që bukuroshja nga Gjakova pretendon se Ylli ia ka thënë.

Në një lëvizje të papritur dhe qesharak Lumbardhi vendosi të vrapojë drejt Bucit, për të shpëtuar situatën dhe për të mos humbur fondin e çmimit të madh.

Megjithatë, në atë moment të tensionuar, Buci, që tashmë ishte refuzuar nga Santiana, nuk e pranoi puthjen nga Lumbardhi, dhe si pasojë, ata pësuan një humbje prej 2000 eurosh.

Sfidën kanë refuzuar ta bëjnë edhe Blerando (kur i a ra të puthet me Lumbardhin), Ardi (kur i ra të puthet me Edonën) dhe Iliriana kur i a ra të puthet me Mirdonin.

Advertisement