Politike
Samiti në Shkup, Edi Rama: Hap i madh, për të qenë pranë Bashkimit Europian
Shkup – Mesazhi në hyrje të takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve tona ekonomike.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit, por dhe zyrtarëve të SHBA dhe BE-së. Në fjalën e tij në hyrje të takimit, kryeministri tha se takimi është tepër i rëndësishëm për hapat që rajoni duhet të ndërmarrë për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Kreu i qeverisë theksoi se vendet e Ballkani duhet të vendosin interesin e qytetarëve të parin dhe të lënë në plan të dytë historinë.
“Ky është një takim i rëndësishëm pasi jemi këtu liderët e Ballkanit së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Europian për hapat e mëdha që duhet të ndërmarrim për t’u bashkuar dhe afruar sa më shumë me Bashkimin Europian.