Connect with us

Pinknews

Graciano shokon me deklaratën për aktoren e njohur: Do mbahet mend për…

Pas përplasjes së ashpër me Egla Cenon, Graciano Tagani teksa po bisedonte me Rike Roçin është shprehur se aktorja do të mbahet mend në “Big Brother” vetëm për brekët dhe pastrimin kimik që do të hapë.

Sipas tij banorja nuk ka treguar asgjë që nga hyrja e saj në këtë shtëpi, por thjeshtë futet në debate kot.

Për këtë do mbahet mend Egla këtu, për brekët dhe pastrimin kimik që do hapë kur të dalë dhe një dyqan të brendshmesh se nuk ka treguar ndonjë gjë tjetër. Unë nuk po bëja gjë nëpër shtëpi, se është tjetër gjë kur ti je shtrirë aty dhe unë ty po kaloj. Nga dushi me vrap shkova aty dhe po gjeja gjënë. Është tendenxioze si dje që më tha pykë, por pykë është ajo që u fut pa pa pikë lidhje”- tha ai.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm Egla i ka kërkuar balerinit që të vishej dhe të mos qëndronte me boksera në shtëpi, gjë për të cilën ka debatuar edhe me aktorin Jul Deda.

Por balerini i ka kërkuar që të mbulohej derisa ai të vishej, gjë që aktorja e ka refuzuar duke shkaktuar përplasje me Gracianon, i cili nisi t’i kërcente para syve me të brendshme.

Advertisement