Connect with us

Kosova

Shkrepen predha mbi Kosovë/ Analisti zbërthen prapaskenat – ja plani i Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizite në ekspozitën e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Ushtrisë Serbe në kazermën Topçider, ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes ka porositur 80 autoblinda Lazar 3 dhe 112 autoblinda Millosh. Megjithatë, nuk është plotësisht e qartë se çfarë do t’i bëjnë këto mjete ushtrisë serbe.

“E vetmja gjë është se ata fshehin të gjitha tanket dhe mjetet luftarake të këmbësorisë që janë më të vjetra se dyzet vjet” –  shkruan Mario Galiç për portalin kroat Index.

Në lidhje me këtë temë ka folur analisti politik Nexhat Haziri. Ai tha se militarizmi i ballkanit nuk është një mesazh pozitiv për Perëndimin. Sipas tij, këto armë që presidenti serb deklaroi se do i blej nga Rusia, shpërfaq edhe një herë ambiciet e tij për te destabilizuar ballkanin, si Malin e Zi, Bosnjen por edhe Kosovën.

“Mbi bazën e këtyre zhvillimeve, armatosjes së Serbisë me armatim rus dhe kinez, ka bërë që Perëndimi të veprojë për të parandaluar çdo inicident në Ballkan dhe po ashtu jo rrallë herë i ka tërhequr vrejtje Serbisë se nuk do të lejojë kurfar konflikti të ri në Ballkan. Dhe si përgjegje e Perëndimit ndaj Serbisë është edhe rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, stërvitjet e ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s nga Ballkani e aktivitete të tjera ushtarake të aleancës veri-atlantike në Ballkan”- u shpreh Haziri

Më tej, ai theksoi që Vuçiç po e përdorë ushtrinë e tij për të iu kundërvënë Bashkësisë ndërkombëtare, por gjithashtu tregoi që Serbia nuk është e gatshme për të sulmuar shtetet e rajonit.

“Këto vringëllima armësh që vijnë nga Serbia, Vucic më shumë po i përdor për opinionin e brendshëm në Serbi, se sa që Serbia është e gatshme për të sulmuar shtetet e rajonit, kur dihet se tashmë ajo është e rrethuar me shtete anëtare të NATO-s dhe NATO-nuk do ta tolerojë për asnjë predhë të shkrepur ndaj Kosovës dhe cilitdo shtet qoftë në rajon, dhe këtë sigurisht e di mire Aleksandër Vuçiç” – potencoi analisti i njohur.

Advertisement