Connect with us

Kosova

Amerikanët largohen nga Kosova/ Çfarë pritet të ndodhë

Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një njoftimi të ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, lidhur me ankandin e parë solar në Kosovë, duke treguar se asnjë kompani apo investitor amerikan nuk ka ofertuar.

“Asnjë kompani apo investitor amerikan nuk ka ofertuar për një projekt të mundshëm të madh diellor në Kosovë pas kontakteve të gjera me ambasadën e ShBA-së në Prishtinë. Kompanitë amerikane kanë frikë nga de-stabiliteti i krijuar nga Albin Kurti”- ka shkruar Grenell në rrjetin social “X”, I cili gjithashtu ka shpërndarë reagimin e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka përmendur edhe mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare, si dhe ka theksuar se kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij “të njëanshme po krijon de-stabilitet në Veri”.

“Albin Kurti po injoron Joe Biden ashtu siç bëri me Donald Trump”, ka theksuar Grenell.

Ne janar, Grenell akuzoi Kurtin duke thënë se injorimi i kërkesave të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare, paraqet rrezik për ushtarët amerikanë që shërbejnë në misionin paqeruajtës të NATO-së në Kosovë.

“Kurti po rrezikon jetën e amerikanëve me veprimet e tij. Ai duhet të ndalojë luftën – ose trupat amerikane duhet të tërhiqen dhe të kthehen në shtëpi për shkaqe sigurie”, nënvizoi Grenell.

Advertisement