Sport
Zbulohet kundërshtari i radhës për skuadrën tonë kombëtare
Shqipëria zyrtarizon ndeshjen e fundit të mbetur, sa i përket miqësoreve përgatitore për Europianin 2024.
Do të jetë Kili kundërshtari i radhës, ndeshja e parë miqësore në prag të finaleve të Gjermani 2024 do të luhet në Parma të Italisë.
Takimi është planifikuar më 22 mars në orën 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma – Itali.
Ndërkohë skuadra jonë kombëtare do të luaj në 25 mars në Stockholm përballë Suedisë ndeshjen e fundit përpara fillimit të grumbullimit 10 ditorë që do të zhvillojë me shumë mundësi në Austri dhe nga atje në bazën kuqezi të Dortmundit./tch