Politike
Amnistia Penale, Basha: Po tentohet shpëtimi i zyrtarëve që kanë vjedhur shqiptarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Paskuqan të Tiranës ku akuzoi PS-në sa i takon projektligjit të Amnistisë Penale që pritet të votohet nesër në Kuvend, duke deklaruar se po tentohet shpëtimi i zyrtarëve të korruptuar.
Sipas Bashës për protestuesit e opozitës që protestuan për të mbrojtur shtëpitë e tyre, nuk ka amnisti.
“Janë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata të cilët kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, ata që janë kapurr në tendera korruptiv, ata si kjo e inceneratorëve, përfishirë vet këtë aferë. Të shpëtojnë pra njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve. Kanë kërkuar ulje dënimi për zyrtarët e korruptuar për politikanët e korruptuar. Ndërkohë që njerëzve që u ranë në qafë,atyre te Bregu I Lumit që u shkuan me gaz lotësjellës në 5 të mëngjesit, që ua zaptuan pronat, ua shkatërruan shtëpitë, jo vetëm që e bënë këtë, por për protestuesit që u ngritën në emër të pronave të tyre, në emër të shtëpive të tyre, nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona”- tha Basha.