Kronike
82-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe i bie shtyllës, ndërron jetë në spital
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”.
Sipas të dhënave paraprake, 82-vjeçari Hyqmet Dervishi, teksa drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, ai ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 82-vjeçari ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të plota të tij.