Connect with us

Politike

Berisha: Është koha të trokasim në shtëpitë e shqiptarëve, tu tregojmë se misioni ynë janë ata

BerishaProtesta e djeshme ishte një thirrje e fuqishme për çdo demokrat që të dhjetëfishojë përpjekjet, sepse fitorja po na pret. Sot ju jeni qindra vetë këtu. Por e patë dje se pas jush keni qindra e mijëra të tjerë që dolën në shesh, por të sigurtë të jeni ju se qindra e mijëra shqiptarë të tjerë që ende nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por që na mbështesin, na duan, që e duan Shqipërinë. Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë, të ju kërkojmë të mos ikin nga Shqipëria dhe ti japin Shqipërisë një shans.

Tu tregojmë se në programin e ri të PD-së misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata, tek shqiptarët.
Duke i dhënë qytetarit shqiptar gjithçka esenciale që ka sot një qytetar europian me pikënisje më kryesore, më të parë, më urgjente, minimumin jetik, dyfishimin e pagave, dyfishimin e pensioneve. Sepse vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart.

Vetëm duke investuar tek shqiptari, ne shërojmë plagët e kësaj qeverisje dhjetëvjeçare antishqiptare. Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ndezim në zemrat dhe shpirtrat e të rinjve shqiptarë, ëndrrën shqiptare. Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ecim drejt fitoreve dhe arritjeve të mëdha. Mos ju duket asgjë nga këto e pamundur miq, sepse mbrëmë e provuam se kur jemi bashkë nuk ka asgjë të pamundur.

Advertisement