Connect with us

Bota

Hakmarrje për Avdiivka, masakër në bazën ruse

Hakmarrja serviret e ftohtë dhe rendësinë e kësaj shprehje duket se dinë më mirë forcat e ushtrisë së Ukrainës.

Kievi nuk e ka vonuar aspak hakmarrjen për pushtimin rus të Avdiivka-s, duke shkaktuar një masakër në kampin e trajnimit rus pranë Trudivske, në Donjetsk.

Si pasojë e sulmit ukrainas me raketat e lëshuara nga sistemi amerikan Himars, raportohet se 65 ushtarë rusë të rreshtuar në formacionin e paradës kanë vdekur.

Në mesin e viktimave bën pjesë edhe gjeneralmajor Oleg Moisev. Fotot dhe videot që qarkullojnë orët e fundit duket se dëshmojnë si sulmin, ashtu edhe humbjet e rënda që pësuan rusët, por për momentin as Moska dhe as Kievi nuk kanë dhënë deklarata për këtë çështje.

Sipas KyivPost, batalioni i Moskës më pas u shkatërrua nga raketa me rreze të gjatë veprimi. Ushtarët rusë ishin rreshtuar në pritje të inspektimit nga oficerët e lartë të ushtrisë dhe gjeneralmajori.

Sipas raportimeve, dy ose tre raketa artilerie të drejtuara nga GPS, të lëshuara nga një Himars, u rrëzuan në fushën pranë Trudivske.

Blogerët rusë të luftës pretendojnë se raketat e drejtuara me saktësi M2 të prodhimit amerikan, të ngarkuara me municione thërrmuese, shkaktuan masakrën.
Advertisement