Connect with us

Kronike

Vrasja në Durrës/ Dëshmia tronditëse e 19-vjeҫares: Jam e lumtur që e vrava tim atë

Ngjarja e rëndë në Durrës ku 19-vjeҫarja Hygerta Meta, vrau dhe groposi babanë e saj në oborrin e shtëpisë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Por, sipas informacioneve policore, e gjithë familja Meta, është e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta,

Policia ka dyshime se Hygerta Meta, nuk ka vepruar e vetme në këtë krim.

Vajza është kthyer në skenën e krimit, ndërsa ka rrëfyer se ka qenë ajo që vrau babain e saj.

Pa asnjë shenjë pendese, 19-vjeçarja deklaroi se nuk pendohej që kishte vrarë babain, pasi ai ia kishte nxirë jetën të gjithë familjes.

Mësohet se Pëllumb Meta është vrarë me 4 plumba.

“E vrava vetëse na nxiu jetën si familje dhe nuk jam penduar. Armën e krimit e hodha në det”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Sakaq, pak metra më tutje, te Kthesa e Fllakës, është gjetur makina e autorit, që dyshohet se është transportuar nga djali i madh i tij, Hyseni.

Kjo rrit edhe më tej dyshimet e policisë, se për ngjarjen ka pasur bashkëpunëtorë. Sakaq, makina po i nënshtrohet ekspertizës për gjetjen e gjurmëve të tjera.

Ndërkohë, vajza nuk ka pranuar që të ketë pasur bashkëpunëtorë.

Gjatë dëshmisë, ajo tha se e ka kryer me gjakftohtësi krimin, pas një urrejtje të mbledhur prej kohësh.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë.

Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive.

Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, tha ajo.

Për ngjarjen janë pyetur dhe e ëma dhe 2 vëllezërit, të cilët thonë se krimin e ka kryer 19-vjeçarja dhe se ata nuk kishin dijeni per asgjë.

Sipas informacioneve, policia s’e beson versionin e saj as për veprimin e vetme dhe as për armën që e ka hedhur në det.

Por vrasjen e ka kryer ajo, sepse i janë gjetur faktor plotësues në duar.

Ndërsa pjestarëve të tjerë të familjes jo, ç’ka nënkupton se qitjen e ka bërë vajza.

Në trupin e viktimës janë gjetur 4 plumba dhe vetë autorja, thotë se e ka qëlluar 4 herë.

Advertisement