Connect with us

Kronike

Zbardhet dëshmia/ Çfarë tha familja që donte të lidhte krushqi me Pëllumb Metën

Pëllumb Meta nuk donte ta fejonte vajzën, sipas familjes që donte të lidhte krushqi me të. Sipas dosjes, në dëshmitë e tyre thuhet se ai kundërshtonte pasi vajza do të vazhdonte shkollën.

“Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetësja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”, thuhet në dosje.

Në dosje theksohet se në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetësja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.

Advertisement