Aktualitet
Kryeministrin kroat në Tiranë, Zelensky zbulon detaje nga takimi: Diskutuam për…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky publikuar pamjet nga takimi që pati në Tiranë edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç. Zelensky thotë se me Plenkoviç bisedoi lidhur me mundësinë e lehtësimit të bashkëpunimit mes kompanive të mbrojtjes ukrainase dhe kroate sa i takon pajisjeve të shpëtimit dhe prodhimit të dronëve.
Presidenti ukrainas shton se vlerëson mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO.
“Në Tiranë u takova me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç dhe shpreha mirënjohjen për ndihmën e Kroacisë për vendin dhe popullin tonë, duke përfshirë çminimin humanitar dhe rehabilitimin e ushtarëve dhe fëmijëve ukrainas. Ne diskutuam perspektivat për një Forum të Industrisë së Mbrojtjes Ukrainë-Ballkan dhe ramë dakord të lehtësojmë bashkëpunimin midis kompanive të mbrojtjes ukrainase dhe kroate në fushat e çminimit, pajisjeve të shpëtimit dhe prodhimit të dronëve. Unë vlerësoj mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO. Ne diskutuam gjithashtu çështjet aktuale të sigurisë rajonale”, shkruan Zelensky.