Kronike
Iu gjetën gjurmët e gishtërinjve në ar*më, Amarildo Meta: Nuk e kam prekur, vetëm ndihmova vëllanë për të fshehur makinën
Amarildo Meta, djali i vogël i familjes Meta, nuk ka dhënë shpjegime tek oficerët e policisë në lidhje me gjurmët e gishtërinjve të gjetura në qytën e pistoletës dhe qeses plastike që ishte mbështjellë arma me te cilën u vra Pëllumb Meta.
19-vjeçari vijon t’u qëndrojë deklarimeve fillestare duke pohuar se nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Ai u shpreh se nuk e ka prekur pistoletën, por se vetëm ka ndihmuar vëllanë, Hysen Metën për të fshehur makinën.
“Unë nuk kam lidhje me vrasjen e babait. Nuk ndodhesha në shtëpi në momentin e krimit, isha në punë te servisi. Aty ka edhe kamera sigurie dhe ju e keni verifikuar këtë fakt.
Kur kam shkuar në shtëpi kishte ndodhur ngjarja. Nuk kam asnjë ide se si kanë përfunduar gjurmët e gishtërinjve të mi në pistoletë. Une s’e kam prekur fare pistoleten as para dhe as pas ngjarjes. Nuk di çfarë të them.