Connect with us

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë/ Pista e re zbulohet nga britanikët

Një organizatë private e intelegjencës me seli në Londër të Britanisë së Madhe paralajmëroi se Serbia pritet të rrisë – sërish dislokimet ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën në 12 muajt e ardhshëm, dhe njëkohësisht pritet të mbështesë publikisht edhe politikën ruse në mënyrë që të vendosë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë në dritën e luftës në Ukrainë.

“Ka shumë të ngjarë që qeveria serbe të mbështesë publikisht politikën ruse për të vendosur marrëdhënie më të ngushta me Rusinë në 12 muajt e ardhshëm; ka shumë të ngjarë që industria serbe e eksporteve të armëve të rritet në 12 muajt e ardhshëm; ka shumë gjasa që Serbia të rrisë dislokimet në kufirin me Kosovën në 12 muajt e ardhshëm”, paralajmëroi organizata.

Në shtator të vitit të kaluar, në linjë me rrjedhën e tensionuar të marrëdhënieve, veçanërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, përgjatë vijës kufitare me Kosovën, administrata amerikane alarmoi për një “grumbullim të paprecedent” të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit.

E në një artikull tjetër, organizata në fjalë që merret me aspektet e sigurisë dhe spiunazhit, paralajmëroi edhe përshkallëzim të tensioneve Kosovë-Serbi në 6 muajt e ardhshëm, duke përfshirë edhe shtetet fqinje të rajonit, posaçërisht nëqoftëse Qeveria e Kosovës nuk lëvizë nga qëndrimi për ndalimin e dinarit serb që përdoret kryesisht në komunat veriore të vendit.

“Tensionet etnike ndërmjet kosovarëve dhe serbëve ka të ngjarë të rriten në Kosovë gjatë 6 muajve të ardhshëm ndërsa qeveria po zbaton vendimin për ndalimin e dinarit. Përplasja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka të ngjarë të përkeqësojë tensionet rajonale në 6 muajt e ardhshëm, ndërsa vendet fqinje rreshtohen me njërën ose tjetrën palë”, paralajmëroi organizata britanike.

Gjithashtu, në analizën e organizatës “Grey Dynamics” mbi rrjedhën e tensionuar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, konsiderohet se ka të ngjarë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë gjatë 6 muajve të ardhshëm në përpjekje për të stabilizuar rajonin për shkak të tensioneve të shtuara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Në këtë drejtim, asnjëra palë nuk i ka ulur tensionet, duke shkaktuar shqetësim në Evropë. Me sa duket, duke pasur parasysh vëmendjen evropiane dhe amerikane ndaj konfliktit të vazhdueshëm ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, situata e sigurisë në rajon rrezikohet të përshkallëzohet”. Kjo atmosferë e nxehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve tashmë është bërë normë dhe pritet të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2024. Një vendim i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nëpërmjet së cilës synohet të ndalohet qarkullimi i dinarit serb nё territorin kosovar, shtroi shtresa të reja në rrjedhën e tensionuar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, në një artikull të gazetës gjermane “Welt” kushtuar tensioneve në Ballkanin Perëndimor, thuhet se frika nga ripërtëritja e konflikiteve në rajonin e rrethuar nga armiqësitë entike, është duke u rritur në kancelaritë perëndimore, posaçërisht pas sulmit të paramilitarëve serbë në veri të Kosovës dhe kërcënimeve secesioniste në Bosnje-Hercegovinë.

Në vorbullën e këtyre zhvillimeve, për shumë vëzhgues të huaj, perspektiva e rrëshqitjes drejt skajeve të krizës nuk mund të izolohet; derisa u krijohet mundësia lojtarëve lokalë serbë të lidhur me interesat ruse të zgjerojnë hijen kërcënuese dhe të provokojnë konflikte, tani rreziku i ripërshkallëzimit rri i varur mbi mbarë Ballkanin Perëndimor të ngjeshur nga tensionet.

Kosova

S’ka pushim nga puna, Escobar dhe Lajçak hidhen në aksion

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për takimin e fundit që ka pasur në Washington me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Ai ka thënë se nga vizita në SHBA, Lajcak ka marrë përkrahjen amerikane për dialogun dhe për rrugën që ai ka zgjedhur në negociata.

Diplomati amerikan gjithashtu ka thënë se me Lajcak ka biseduar për strategjitë se si të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, për çështjen e dinarit dhe për gjetjen e një zgjidhjeje.

Një gjë që e ka marrë nga kjo vizitë është që SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah dialogun dhe të mbështesim rrugën që ai ka zgjedhur. Kemi folur për strategjitë për atë se si do të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Dhe gjithashtu edhe për çështjen e dinarit. Këto kanë qenë dy temat kryesore të takimit. ”, ka thënë Escobar.

I deleguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka potencuar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Këshilli i Evropës janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.

Në konferencën e tij të fundit për media si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka thene se është vështirë të kuptohet pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore.

Diplomati amerikan ndër të tjera është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të mos i ketë votat për Këshillin e Evropës, dhe se mos-procedimi me Asociacionin do të sillte vonesa të tjera.

Continue Reading

Kosova

URREN Albin Kurtin, Petkoviç rikonfirmohet në krye të Zyrës për Kosovën

Petar Petkoviç, është konfirmuar drejtor i të ashtu quajturës zyrë për Kosovën nga qeveria e re e Beogradit. Njoftimi është bërë publik për mediat nga zyra e qeverisë së Beogradit.

Petkovic njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti. Dy ditë më parë me anë të një deklarate në platformën sociale x, ai ka tentuar që të viktimizojë serbët e Kosovës, përballë asaj që e pretendon fushatë terrori të kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, në të njëjtën kohë përmend rastin e sulmit në Banjskë, të dënuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhunë të policisë së Kosovës ndaj serbëve.

“Kurti duhet të përmendë qëllimin nga policia e vëllezërve Stefan dhe Millosh Stojanoviç, pasi forcat speciale qëlluan 3 serbë në mënyrë kafshërore në Banjskë”, shkruan në X Petkovic.

Kjo tregon edhe njëherë mënyrën se si Serbia tenton të fabrikojë apo ndryshojë ngjarjen e rëndë, pasi 3 serbët janë vrarë pasi Milan Radoiçiç, ndërmori një sulm terrorist ndaj autoriteteve të Kosovës.

Continue Reading

Kosova

Janë gënjeshtra të gjitha, Escobar për akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në konferencën e fundit për media para lëvizjes drejt angazhimit të ri diplomatik, ka folur edhe për fushatën ndaj tij dhe gruas së tij, bërë nga një i vetë identifikuar si gazetar nga Kosova, i cili përmes një ueb-site ka shpërndarë informacione të pabazuara se Escobar është shkarkuar dhe se gruaja e Escobar ka pranuar fonde nga Qeveria e Serbisë.

Escobar ka thënë se gjithçka që është thënë nga një gazetar i pretenduar është një gënjeshtër. Emisari amerikan ka thënë se s’është shkarkuar nga pozita e tij dhe se gruaja e tij s’ka marrë asnjëherë fonde nga ambasadat me të cilat ka bashkëpunuar.

Gjithashtu ai ka demantuar edhe pretendimet se ka lidhje familjare me një avokat në një firmë ligjore amerikane.

“Për dezinformimin që është prodhuar përgjatë fundjavës nga një i ashtuquajtur gazetar, që ka thënë se jam shkarkuar apo për lidhje me qeverinë serbe, dua të them direkt, që gjithçka në atë raportim është një gënjeshtër. Një gënjeshtër lehtësisht e verifikueshme. Para se gjithash unë s’jam shkarkuar dhe çdo kush në DASH e ka verifikuar. Së dyti, gruaja ime asnjëherë s’ka pranuar para nga asnjë qeveri e huaj. Gruaja në secilën ambasadë për të cilën ka punuar në Bolivi, Portugali, Itali dhe madje edhe në Serbi, e bën në kontakte me njerëzit dhe pa asnjë pagesë apo kontratë dhe s’kam asnjë lidhje familjare për avokatin e pretenduar në firmën ligjore”, ka deklaruar Gabriel Escobar.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i cili në cilësinë e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ka qenë i involvuar në bisedimet Kosovë -Serbi, ka treguar se e kishte zgjatur mandatin e tij për një vit shtesë, pasi besonte se do të kishte më shumë progres për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“I kam bërë tre vjet mandat, faktikisht kjo punë është punë dy vjeçare, por më herët kam kërkuar që të mbetem edhe një vit sepse vërtetë atëherë besoja se deri në fund të vitit do të kishim më shumë progres në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, se do të kishim implementim të plotë të kërkesave që duhej të përmbushte Serbia dhe të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se do të ishim në gjendje që ta çojmë Kosovën më afër integrimeve evropiane nëpërmjet Partneritetit për Paqe (NATO) dhe kandidaturës për anëtarësim në BE” –  ka theksuar Escobar.

Continue Reading

Kosova

Nuk e kuptoj SHQIPEN e Albinit, Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura

I deleguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka potencuar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Këshilli i Evropës janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.

Në konferencën e tij të fundit për media si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka thene se është vështirë të kuptohet pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore.

“Mendoj se janë shumë të lidhura. Së pari, Këshilli i Evropës ka të bëjë me trajtimin e minoriteteve dhe Kosova ka bërë zotim të qartë për trajtimin e minoriteteve dhe kjo përfshin edhe Asociacionin. Ky është një zotim i kamotshëm që është i shkruar edhe në Planin e Ahtisaarit, është i shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit” – deklaroi Escobar.

Diplomati amerikan ndër të tjera është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të mos i ketë votat për Këshillin e Evropës, dhe se mos-procedimi me Asociacionin do të sillte vonesa të tjera.

“Ne e kemi të vështirë ta kuptojmë pse Kosova nuk e përmbushë obligimin e saj ligjor dhe nuk ka sinjalizuar se është e përkushtuar që ta bëjë këtë. Shqetësimi ynë është se pas pranimit të Kosovës në KiE vetëm do të kishte më shumë vonesa për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin dhe këtë gjë e besojnë disa”, ka treguar emisari amerikan

SHBA-ja, sipas tij, nuk ka votë në këtë organizatë evropiane, por qëndrimi i Uashingtonit është që Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

“Pozicioni i SHBA-së është se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së, NATO-së dhe Kombeve të Bashkuara, por që të arrihet kjo e rëndësishme është që Kosova t’i dëgjojë partnerët evropianë” – theksoi Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës ka pranuar se Asociacioni është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Megjithatë ai e ka quajtur “absurde” kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që draft-statuti i Asocaicionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit në KiE. Kurti madje u distancua nga përgjegjësia në rast se vendi dështon t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke deklaruar se “nuk ka faj” për “mungesën e përkrahjes” nga “shtetet demokratike” që kërkuan “sinjale të qarta” para se ata të bien dakord për pranimin e Kosovë

Continue Reading

Kosova

‘Jam i PAFAJSHEM nëse dështon Kosova’, Albin Kurti lan duart

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, teksa u distancua nga përgjegjësia në rast se vendi dështon t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, deklaroi se “nuk ka faj” për “mungesën e përkrahjes” nga “shtetet demokratike” që kërkuan “sinjale të qarta” para se ata të bien dakord për pranimin e Kosovës.

“Përgjigja në pyetjen se çfarë do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës nuk duhet të kërkohet në Prishtinë. Ne nuk kemi përgjegjësi e as faj sepse kemi plotësuar gjithçka” –  shtoi kreu i ekzekutivit, teksa komentoi kërkesën e partnerëve të QUINT-it që draftstatuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe të procedohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës i takon ministrave të jashtëm të shteteve anëtare që pritet të mblidhen në mes të majit në Strasburg të Francës. E për të marrë dy të tretat e votave, vendi i vogël ballkanik duhet të çojë “pesha të rënda” nëse dëshiron që përfundimisht të bëhet anëtarja më e re e organizatës më të vjetër.

Ne presim që gjithçka të shkojë mbarë e mirë më 17 maj, por siç e dini, nuk varet veç prej nesh, varet prej atyre që votojnë atje. Pra, janë vendet anëtare të cilat me ministrat e tyre të punëve të jashtme do ta thonë fjalën e fundit”-  theksoi kryeministri Kurti pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku njoftoi se s’do t’i pranojë kushtëzimet shtesë të Francës dhe Gjermanisë.

Megjithatë, disa liderë evropianë, posaçërisht presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke marrë parasysh faktin se përkundër zotimeve, ekzekutivi kosovar s’e ka bërë asnjë hap drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kërkojnë shtyrjen e vendimmarrjes për Kosovën – për të paktën një vit, nëse jo më shumë. Përveç nëse bëhet progres javët në vijim.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING