Connect with us

Sport

Shqipëri-Kili, Zabaleta para ndeshjes: Japim maksimumin në fushë, u shpjegoj zgjedhjet e Sylvinhos

Shqipëria do të përballet pas pak minutash me Kilin, në një ndeshje miqësore. Para takimit që do të mbahet në Parma, ka folur ndihmësi i trajnerit Sylvinho, Zabaleta.

“Është një miqësore, por ne nuk futemi si në miqësore. Prej 10 vitesh nuk ka më miqësore. Të gjitha ndeshjet janë të mira mjaftueshëm, duam menatlitetin që të japim 100% në fushë. Është një skuadër e fortë dhe duam të bëjmë një paraqitje të mirë. Kishim 3 opsione në sulm, menduam që do të ishte një ndeshje e mirë për Manajn. Cikalleshi është sulmuesi kryesor, ka luajtur mbi 8 ndeshje dhe e njohim. Duam të shohim edhe të tjerët. Manaj po luan mirë dhe të shohim çfarë do t’i japë skuadrës. Kemi disa lojtar të rinj që mund të japin shumë.

Kili është skuadër amerikane, luan mirë me topin, ka lojtarë me eksperiencë dhe shumë të mirë. Pak a shumë si Spanja, mban topin, agresive. Është skuadër e ngjashme me të tre kundërshtarët tanë në Europian.

Nuk ndryshojmë modul, 4 në mbrojtje, 2 mesfushor, 1 pas sulmuesit, 1 sulmues dhe 2 anësor. Kemi më shumë se 1 vit që luajmë kështu. Kërkojmë nga lojtart të rrisin performancën, kemi 3 muaj pushim. Punuam shumë me videoanalizë. Lojtarët e dinë çfarë kërkojmë. Shpresoj që këto miqëore të jenë të dobishme në këtë aspekt.

 

 

Ernest Muçi si 10sh te Besiktas? Edhe ne ashtu e shohim. Pas sulmuesit duke luajtur më në qendër. Por, ai luan në të dy krahët. Është shumë i mirë mes linjave, ka gjuajte shumë të mirë nga jashtë zone. Është bukur të kesh një lojtar si ai që shkon majtas-djathtas” – Tha ai.

Sport

Ëndërr e bërë realitet/ Mbappe nuk fsheh lumturinë pasi i bashkohet Real Madrid

Kylian Mbappe u transferua te Real Madrid, pas një periudhe të gjatë të skuadra e PSG. Sulmuesi francez, pas zyrtarizimit te kampionët e Europës, u shpreh i lumtur, duke theksuar faktin se tashmë për të ëndrra është bërë realitet.

“Një ëndërr e bërë realitet! Shumë i lumtur dhe krenar që i bashkohem klubit të ëndrrave të mia @realmadrid. Askush nuk mund ta kuptojë se sa i emocionuar jam tani. Mezi pres t’ju shoh, Madridistë, dhe faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme.¡Hala Madrid!” – shkruan ai.

 

 

Continue Reading

Sport

“Kush nuk e kupton Europianin, s’do jetë në fushë”, Sylvinho: Lista? Nuk kam kohë të dëgjoj kritikët

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka folur në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë të hënën përballë Lihtenshtejnit. Tekniku brazilian thotë se atmosfera në ekip është mjaft e mirë, madje tregon se lojtarët janë të karikuar për rezultat pozitiv jo vetëm në miqësore, por madje janë tepër gati edhe për Europianin “Gjermani 2024”.

“Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024, për finalet. Kam parë te skuadra karikimin e duhur. Sigurisht ajo që nuk mungon është karikimi dhe motivimi që kam parë te lojtarët.

Historia e këtij turneu është pikërisht kështu, i shpejtë. E dimë që kemi lojtarë që vijnë nga situata të ndryshme përsa i përket aktivizimit me klubet. Ka disa lojtarë që kanë luajtur më pak, por gjithsesi e rëndësishme për stafin teknik është të menaxhojë grupin edhe për lojtarët që kanë ardhur me pak ndeshje. Përsa i përket formës fizike, ata janë mirë dhe gati për të përballuar Europianin. Grupi ka karikimin e duhur. Duhet të përgatisim lojtarët sa më mirë që ata të japin kontributin për ekipin. E rëndësishme është që në momentin që aktivizohen të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Mendoj se ata do të japin më të mirën në fushën e lojës.

Sigurisht që ka një listë pritje, por nuk mund t’i themi emrat që janë aty.

Nuk është aspak e vështirë në një turne të tillë, 1 minutë mund të bëjë diferencën. Çdo lojtar mund të japë kontributin e tij në fushën e lojës. Po marrim pjesë në një turne shumë dinamik, çdo lojtar mund të ndryshojë situatat. Është një shans që vjen për shumë lojtarë ose disa. Lojtari që nuk e kupton këtë situatë, nuk është në gjendje të jetë në fushën e lojës.

Gjithkush në Shqipëri do të bënte një listë sipas tij dhe unë do kisha pakënaqësi, por nuk kam kohë të shoh se çfarë thuhet në publik. Kam shumë ngarkesë dhe punë, por s’kam kohë të ndjek debatet që mund të bëhen pasi secili ka mendimin e tij.

I kam falenderuar të gjithë njerëzit për kontributin që kanë dhënë për Shqipërinë. Kanë dhënë kontributin e tyre për këtë pjesëmarrje në Europian. Kam marr pjesë në Botëror 2018 me Brazilin dhe është diçka që të jep shumë adrelinë. Është e gjitha për t’u shijuar”, është shprehur trajneri i Kombëtares kuqezi.
Continue Reading

Sport

“Kam skuadër të fortë, jemi gati”, Sylvinho mesazh Shqipërisë: Euro 2024 një turne dinamik, nuk i dëgjoj debatet (E PLOTË)

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp në prag të miqësores që do luhet të hënën ndaj Liechtenstein.

Situata- Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që ta nisnim në Tiranë, për të ndier atmosferën dhe entuziazmin e njerëzve. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur fazën përgatitore. Kemi Seferin që luajti në datën 29 maj, kemi Abrashin që ka luajtur së fundmi, mbrëme u bashkua me grupin. Kemi edhe kapitenin Gjimshiti që ka një ndeshje për të luajtur. Do të bashkohet nesër me ne. Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024. Kam parë motivimin e duhur te skuadra. Nuk na mungon karikimi dhe motivimi, kjo është një gjë shumë e bukur.

Grupi Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Nesër, me shumë mundësi do e kemi grupin të plotë. Ka lojtarë që kanë ardhur nga shumë ndeshje. Nuk po them që janë të lodhur, por duhet t’i menaxhojmë mirë. Si edhe ata që nuk kanë luajtur shumë. Euro 2024 është turne i shpejtë dhe dinamik. Duhet të përgatitim sa më mirë lojtarët, që të japin kontributin e tyre për kombëtaren e Shqipërisë. Duhet të përgatitim të gjithë lojtarët, të gjithë, dhe të aktivizojmë më pas më të mirët. Gjithë grupi ka karikimin e duhur.

Lista- Ka listë pritje-je sepse ne punojmë shumë për këtë situatë. Nuk mund t’i themi emrat që janë aty.

 

 

Nuk është aspak e vështirë në një turne të tillë, një minutë mund të bëjë diferencën. Çdo lojtar mund të japë kontributin e tij. Të gjithë shkojmë në një turne të shpejtë. Ideja ime është që në këto miqësore të luajnë lojtarët që kanë luajtur më pak deri tani.

Debatet- Lista? Nuk kam kohë të shoh se çfarë thuhet në publik. Kam shumë ngarkesë dhe punë për të bërë. Nuk arrij të jem në gjendje të ndjek debatet që bëhen. Secili ka mendimin e vet për listën” – tha ai.

 

Continue Reading

Sport

LIVE/ Ndeshja ndaj Liechtenstein, trajneri i Kombëtares në konferencë për shtyp

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp në prag të miqësores që do luhet të hënën ndaj Liechtenstein.

Continue Reading

Sport

Kryeministri Rama i pranishëm në finalen e Champsions League, shoqërohet nga Linda dhe presidenti i FSHF-së

Teksa të shtunën u mbajt në “Wembley” në Londër, finalja e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid. Deri tani është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e finales, ndërsa mes tifozëve të tjerë i pranishëm në stadium është edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Siç duket edhe në foton e mësipërme Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Gjithashtu pranë tyre ndodhet edhe Rudi Voller, që mban aktualisht rolin e drejtorit teknik në kombëtaren e Gjermanisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING