Connect with us

Politike

Eksperti: Dy politikane shqiptare ishin të ftuar nga Putini, linja sllave po ndikon në politikën tonë

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se politika shqiptare, prej shumë vitesh është e infektuar nga ndikimi i huaj dhe nuk janë marrë masa.

Karamuço u shpreh se nuk janë vetëm rusët, por e gjithë linja sllave ndikon në politikën shqiptare.

Karamuço shtoi se dy politikane shqiptare kanë marrë pjesë në një forum të organizuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Ne e kemi politikën të infektuar me ndikimin e huaj malinj, kemi shumë vite që e vuajmë këtë dhe sigurisht që nuk i kemi marrë ende masat. Edhe ky komisioni i posaçëm kuvendor, po ngrihet, jo se do të marrë masa të drejtpërdrejta, por do të shikojë mundësinë, e para, do të lexojë si është ky realitet. Më pas do të adresohen masat e karakterit ligjor dhe institcional, se çfarë do të bëhet.

Në politikë kemi diçka, kemi folur gjithë këto kohë, jo financimi, jo rubla, por nuk janë vetëm rusët. Është e gjithë linja sllave që ndikon në politikën tonë. Dy politikane të cilat nuk i shikoj shumë aktive në jetën e vendit, por janë në internet, i shikoj të listuara dhe të kuotuara mirë në partitë kryesore, kanë marrë pjesë para disa kohësh, në një forum të madh të rinisë së Putinit. Njëra është shumë e re, ka mbaruar shkollën atje, është përfshirë.

Pasi ka ardhur, është rikthyer sërish për këtë eventin që ka ndodhur. Po e marr si shembull, jo për akuza, për fenomenin. Janë kthyer në Shqipëri, pjesë e Kryesisë vendimmarrëse të një partie të madhe politike. A i është kërkuar llogari atyre?

Edhe për qëndrimet që mbajnë, tani 2-3 vitet e fundit. Si ka mundësi, ndodh kjo? Vetëpastrimi nuk është vetëm për portalet dhe mediat, por edhe për subjektet politike, por edhe për OJF”, theksoi ai

Advertisement