Politike
Kreshnik Spahiu: Macron e konsideron Ramën, si partnerin kyç në Ballkan
Kreshnik Spahiu ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Paris, ku ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ai theksoi se Franca e konsideron Shqipërinë, kryeqendrën e Ballkanit Perëndimor.
Mes tjerash, Spahiu tha se Franca po konsiderohet si një nga mbështetësit dhe avokatët kryesorë të çështjes shqiptare.
“Deduksioni i të gjithë kësaj panorame është se Franca e konsideron Shqipërinë, kryeqendrën e Ballkanit Perëndimor, një nga vendet më skeptike për rolin politik të Shqipërisë. Është i përafruar shumë pozicionit të Gjermanisë, Anglisë dhe SHBA.
Franca dhe Macron ka një pozicion të qartë me Ramën. Mendoj se Macron ka pasur rezervat e veta ndaj Tiranës dhe qeverisë shqiptare, por tashmë ka një afërsi shumë të fortë. Mendoj se Franca po konsiderohet si një nga mbështetësit dhe avokatët kryesorë të çështjes shqiptare.