Kosova
Vuçiç mbush gojën me MALLKIME për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me të Dërguarin Special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, të cilit i ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është, siç u shpreh ai, “shpërblim për diskriminimin dhe presionin ndaj serbëve”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Vuçiç, përmes një postimi në platformën Instagram, ku ka theksuar se me diplomatin francez ka vazhduar diskutimet e “mira” dhe të “hapura” që ka pasur në Paris me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
“Biseduam për situatën në rajon, situatën aktuale gjeopolitike dhe të gjitha sfidat me të cilat përballemi në fushën e sigurisë dhe ruajtjes së rendit juridik ndërkombëtar”, shkroi Vuçiç.
“Në mënyrë të veçantë theksova absurditetin e anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, me të cilin Prishtina, e cila vazhdimisht i shpërfill të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, do të shpërblehej praktikisht për politikën e saj të diskriminimit dhe presionit në rritje ndaj popullit serb në Kosovë” – propagandoi presidenti serb
Ai tha se ka falënderuar Francën “për mbështetjen që i jep Serbisë si në rrugëtimin tonë evropian ashtu edhe në procesin e dialogut me Prishtinën, duke përfshirë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura”.
Kujtojmë se Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka thënë se Vuçiç, u ka dërguar letra të gjithë liderëve evropianë, përfshirë kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në lidhje me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në një intervistë për televizionin e afërt me regjimin në Serbi, “TvHappy”, Mali, duke vazhduar propagandën e shefit të tij, ka pretenduar se Vuçiç “nuk ka qenë kurrë më i shqetësuar për presionin e madh ndaj Serbisë”, sipas tij, “në të gjitha anët”.