Connect with us

Aktualitet

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Çfarë ndodhi në orët pas vrasjes, si ranë hetuesit në gjurmët e autorëve

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash pranë banesës së tij pak javë më parë.

Pjesë nga dokumentari:

A mundet të jetë kjo një nga vrasjet më të sofistikuara, ku grupi kriminal që kreu ekzekutimin e Gentjan Bejtjas, brenda oborrit të banesës së tij, të jetë treguar aq i kujdesshëm në lëvizje, sa të ketë fshirë çdo gjurmë të mundshme të vrasjes. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga dita e ekzekutimit dhe krimi mund të duket deri diku perfekt, dhe pavarësisht mënyrës gati sterile të të bërit të punës, duket se jo gjithçka ka shkuar në perfeksion për togën e qitësve dhe porositësit e vrasjes. Mesa duket gjatë largimit të tyre nga vendi i ngjarjes, në arratinë për ti shpëtuar policisë, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë kamerave të sigurisë, por edhe syrit të dëshmitarëve okularë. Ata i kanë parë të maskuar jo shumë larg vendit të ngjarjes, vetëm pak minuta pasi krimi u konsumua pasditen e datës 15 mars në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Për herë të parë, emisioni ‘Në Shënjestër’ do të publikojë nëpërmjet këtij rrëfimi se çfarë ndodhi në orët që pasuan vrasjen e Gentjan Bejtjes, ku të arrestuar tashmë janë Ilir Beqaraj i cili mban edhe mbiemrat Brahimi dhe Mancellari, lindur në Milot, por banues në Tiranë si dhe Edison Haxhiu, edhe ky lindur në Milot dhe banues në kryeqytet. Të dy me arsim 8 vjeçar, ndërsa i pari jeton në një nga vilat e komplekseve luksoze në periferi të Tiranës.

Por ajo çka duket se i ka tradhtuar dy të ndaluarit e parë mbi këtë ngjarje kriminale, ka qenë lëvizja e një automjet tip Golf i Zi, pranë vendit ku u dogj makina e autorëve. Ky automjet është parë të lëvizë me shpejtësi pranë fshatit Hasan, ku edhe u gjet i shkrumbuar mjeti tip Land Rover i dyshuar, se u përdor në krim.

 

 

 “Më datë 15 Mars 2024, rreth orës 16:14 persona të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri, në ambientet brenda oborrit të banesës së tij në fshatin Larushk, Fushë-Krujë, shtetasin Gentjan Bejtja.  Ku autorët pasi kanë realizuar qëllimin kriminal janë larguar me një automjet të markës ‘Land Rover Discovery’ me ngjyrë të zezë, që pak minuta më pas e kanë braktisur dhe djegur në fshatin Hasan, Fushë Krujë”, thuhet në dosje.

Por ndërsa mendohej se krimi u krye nga një makinë e vetme, në këtë rast Land Rover Discovery, grupi i hetuesve ka bindjen se në këtë ngjarje të pranishme kanë qenë dy automjete, që më pas kanë ndarë rrugët e tyre. Një nga këto automjete të identifikuara edhe nga kamerat e sigurisë është edhe një Golf i Zi, që më pas u verifikua se i përkiste shtetasit Edison Haxhiu, tashmë i ndaluar nga policia.

 “Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të marra nga një subjekt privat në rrugën kryesore, që lidhet me rrugicën që të dërgon në banesën e shtetasit Gentjan Bejtja, rezulton se në orën 16:14 aty futet një automjet në dukje i markës ‘Land Rover’ Discovery me ngjyrë të zezë, që dy minuta më pas, në orën 16:16 largohet duke dalë në rrugën kryesore dhe lëvizur në drejtim të mbikalimit të Fushë- Krujës. Nga të dhënat e siguruara ně rrugë operative, është mësuar se autorët pasi kanë djegur mjetin e markës ‘Land Rover’, në fshatin Hasan, Fushë-Krujë janë ndarë dhe larguar në drejtime të ndryshme. Përkatësisht me një automjet tip ‘Golf’ me ngjyrë të zezë pa targë në pjesën e pasme dhe një mjet tjetër”, thuhet në dosjen hetimore.

Po ndërsa automjeti tip ‘Land Rover’, që u pa të hynte dhe të dilte në harkun kohor të dy minutave në rrugicën që të çon në banesën ku më pas u vra Gentjan Bejtja, u verifikua që ishte i vjedhur në muajin korrik të vitit 2023 në qytetin e Shkodrës, ndërsa targat në Tiranë, në fillim të vitit 2024, mjeti tjetër tip ‘Golf’ i zi i dyshuar se është përdorur në krim, është parë të lëvizë pa targa të pasme pranë vendit ku po digjej makina e autorëve.

“Nga këqyrja e kamerave të sigurisë të subjekteve private pranë vendit ku po digjej makina ‘Land Rover Discovery’, në fshatin Hasan të Fushë-Krujës, është parë të lëvizë me shpejtësi një automjet tip ‘Golf’ me ngjyrë të zezë. Që më pas konstatohet në autostradë, në sens lëvizje Fushë Krujë-Vorë, dhe teksa futet në fshatin Bubq. Mjeti tip ‘Golf’ me ngjyrë të zezë, që rezulton se nuk ka targa të pasme”, thuhet në dosje.

Por kjo nuk është lëvizja e vetme që mjeti tip ‘Golf’ kryen përgjatë këtij intervali kohor. Edhe pse në momentin e parë, grupi hetues nuk mundi të shquajë nëpërmjet pamjeve filmike, targën në pjesën e përparme të automjetit, në mungesë të atyre të pasme, kjo gjë u mundësua pasi kjo makinë shikohet teksa lëviz në një tjetër itinierar. Këtë herë vetëm 25 minuta pasi ishte kryer vrasja e Gentjan Bejtjas, në zonën e Ishmit në Durrës. Nëpërmjet targës u arrit të identifikohej edhe pronari i automjetit.

 “Në orën 16:40, automjeti ‘Golf’ shfaqet në lëvizje në Ishëm, nga ku dallohet targa e parë ‘AB 960 GG’. Nga verifikimet në sistemin E-gjoba, rezulton se targa ‘AB 960 GG’ i përket automjetit të markës ‘Wolksvagen’, modeli ‘Golf’ me ngjyrë të zezë, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, lindur në Milot dhe banues në Tiranë. Automjet që figuron ‘Alert’, pasi më datë 12 Gusht 2022 është konstatuar nga radarët e policisë rrugore, duke qarkulluar në aksin rrugor Laç-Thumanë, me shpejtësi tej normave të lejuara”, thuhet në dosjen hetimore.

Do të ishte pikërisht ky konstatim që do të çonte edhe në identifikimin e një personi të dytë, që edhe ky dyshohet se është një nga personat që ka marrë pjesë si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentjan Bejtjas, pasditen e 15 marsit në serën në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Ky person do të ishte Ilir Beqaraj që mbante edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, i cili del se kishte hyrje-dalje të shumta nga pikat kufitare me mjetin tip ‘Golf’ të zi, bashkë me pronarin e këtij automjeti, Edison Haxhiu dhe një person të tretë të identifikuar me inicialet A.M.

 “Nga verifikimet në sistemet që administrohen nga Policia e Shtetit, rezulton se me automjetin e markës ‘Golf’ me targa ‘AB 960 GG’, kanë udhëtuar dhe janë regjistruar në hyrje-dalje, të vendkalimeve kufitare përveç pronarit Edison Haxhiu dhe shtetasi A.M dhe Ilir Beqaraj (alias Brahimi, apo Mançellari) lindur në Milot dhe banues në Tiranë. Ku në vijim janë administruar dhe këqyrur pamje filmike përgjatë intenerarit që dyshohet se kanë përshkruar autorët për t’u afruar dhe larguar nga vendi i ngjarjes”, thotë dosja.

 

Aktualitet

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING