Connect with us

Kosova

KUKULLAT e Vuçiçit shohin det në ëndërr dhe lojtari i dorës së dytë

“Rroftë përgjithmonë Serbia” – Kështu tha Millosh Vuçeviç, kryeministri i ri serb, i cili nuk premton për mirë, duke gjykuar nga përvoja e Ballkanit në tërësi. Duket se makina mori tatëpjetën ose iku në të kaluarën në vend të së ardhmes.

Serbia ka arritur në pikën e sotme fundore, pa detin që e ka pasur ëndërr kaq shumë kohë, siç vërejti me të drejtë kryeministri i porsaemëruar, por jo për shkak të të ashtuquajturit Vojisllav Koshtunica, i cili i shtoi atij mozaiku vetëm një guralec, por për shkak të themeluesit të politikës së vitet 1990. Atëherë elita politike dhe intelektuale serbe, me mbështetjen e plotë të Kishës Ortodokse Serbe, në vend të demokracisë dhe anëtarësimit në BE, zgjodhi projektin e Serbisë së Madhe, një koncept antievropian dhe siç doli, edhe një koncept antiserb, një kamp në të cilin duhej të jetonin të gjithë serbët e botës, siç besonin dhe ëndërronin të rinjtë në atë kohë, mes të cilëve edhe aktivisti i shquar I partisë së Sheselit, tani kryeministër i Serbisë, Millosh Vuçevië” – kështu shkruan gazetari dhe aktivisti malazez I të drejtave të njëriut, Zheljko Ivanović në një rubrikë për ‘Vijesti’.

Diskutimet dhe replikat e kryeministrit të ri të Serbisë tregojnë se edhe pas tre dekadash e gjysmë dhe katër luftërave të humbura, zyrtarët në Beograd nuk e kuptojnë pse në vend të daljes në det, atyre në fakt iu duhet një dalje nga tuneli anti-qytetërues ku po rrinë me dekada.

“Në fakt, Serbia pas luftrave mbeti jo vetëm pa dalje në det por edhe pa sy në ballë, pra gjysmë verbër” – ka shkruar Ivanović duke potencuar: – Asgjë nuk kuptoj as Aleksandër Vuçiç pas rënies së komunizmit dhe shembjes së Murit të Berlinit, se Serbia, si shumica e vendeve të tjera të Bllokut Lindor, duhej të futej në krahët e Perëndimit, pra demokracisë, institucionet e forta, mediave te pavarura. E njëjta gjë është edhe sot, edhe pse kanë kaluar dekada, ata nuk e kanë të qartë se ku është vendi i tyre dhe cili është drejtimi i lëvizjes” – shkruan Ivanović

Advertisement