Connect with us

Politike

Basha reagon pas takimit të Ramës me emigrantët: Nacionalizmi shterpë gjethja e fikut ku fshihet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar atë që ai e quajti ekskursion të shtrenjtë në Greqi të administratës shtetërore.

Basha thotë se kryeministri po mundohet të fshehë me gjethe fiku korrupsionin dhe premtimet e pambajtura, duke luajtur kartën e nacionalizmit shterp.

“Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit. Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë”, shkruan Basha.

Advertisement