Connect with us

Kosova

Përplasen si brirët brenda një thesi, ja çfarë po ndodh mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

Në raportin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Albin Kurti, sipas historianit Stefan Radojkoviç, ka një dimension ndryshe nga ai qe mendojne disa analistë.

Kryeministri Rama e ka të qartë se administrata e Prishtinës varet nga ndihma dhe mbështetja e Perëndimit. Sjellja e Albin Kurtit në kuadër të dialogut të Brukselit dhe qëndrimi ndaj serbëve në Kosovë është një sjellje që tregon se ai nuk i dëgjon udhëzimet dhe direktivat e sponsorëve dhe mbështetësve perëndimorë dhe kjo gjykohet shumë keq, siç edhe e kemi parë në deklaratat e panumërta të zyrtarëve të huaj. Ky kanal deklarimesh dhe opinionesh shpesh kalojnë perms Kryeministrit Rama pasi ai nga perendimoret mendohet se eshte lojtari qe do te ndikojë te Kurti per te ndryshuar sjelljen” – deklaroi Radojkoviç.

Duke komentuar faktin se Rama nuk është takuar me Kurtin gjatë vizitës së tij të hënën në Prishtinë, por është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryebashkiakun e Prishtinës, ai u shpreh se një zgjedhje e tillë e Ramës është sinjal i qartë se Lëvizja Vetëvendosje ka kufij të veprimit autonom deri në një masë, dhe deri në marrjen e masave të caktuara nga mbështetësit e tyre nga perëndimi që flasin edhe me zërin e Edi Ramës.

“Rama është përfaqësues i një vendi që është anëtar i aleancës së NATO-s dhe është një nga përfaqësuesit më me ndikim në popullin shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Tirana nuk është vetëm qendra e grumbullimit etnik të popullit shqiptar, por Shqipëria është gjithashtu një aktor kyç në marrëdhëniet brendashqiptare. Kemi parë se përpjekjet e Kurtit dhe administratës në Prishtinë për t’u imponuar si aktor kyç në marrëdhëniet ndërshqiptare çuan në rezultate shumë të këqija, pershembull në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dhe e gjithë kjo është diçka që cenon pozitën e Tiranës” – deklaroi Radojkovic

Advertisement