Connect with us

Aktualitet

“Çmendet” moti/ Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet” nga dielli, breshëri bën ‘kërdinë’ në juglindje

Stuhi breshëri në fshatra të njësisë administrative Voskop të bashkisë së Korçës.

Intensiteti me i madh i reshjeve ka qenë në fshatin Voskop aty ku sipas banorëve dëmet kanë qënë më të mëdha pothuajse në të gjitha kulturat bujqësore.

Sipas tyre dëme të mëdha ka në mollë, kumbull, domate, speca, patate dhe fasule.

Mësohet se dëme ka patur edhe në fshatra të Gjonomadhit, Lavdarit e Goskovë

Një ditë më parë për shkak të reshjeve të shiut dhe breshërit dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe vreshtari ka patur në disa fshatra të bashkisë së Kolonjës

Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se një grup pune do të ngrihet për të verifikuar dëmet e shkaktuara

Advertisement