Connect with us

Kosova

Ngjeshur nga tensione, NATO NGRE avionët mbi ballkan, rritet presioni rus

Ish-Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, George Robertson, dhe ligjëruesi në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL), Andi Hoxhaj, në një artikull të përbashkët rreth rrjedhës së tensionuar në Ballkanin Perëndimor, kanë thënë se NATO duhet t’i shtojë përpjekjet për të parandaluar shpërthimin dhe ripërtëritjen e konfliktit në këtë rajon të ngjeshur nga tensionet.

Në një artikull për prestigjozen britanike “The Economist” rreth rikthimit potencial të spirales së dhunës, ata kanë theksuar se për të shmangur një tjetër konflikt në kontinentin evropian, përveç mbështetjes për Ukrainën, udhëheqësit e aleancës duhet të trajtojnë situatën e rënduar të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, teksa NATO përgatitet për ditëlindjen e 75-të.

“Ballkani Perëndimor ka parë një rritje të përleshjeve të dhunshme etnike që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe aktualisht kërcënon të bëhet pika e ardhshme e flakës në botë, një çerek shekulli pas konfliktit të fundit në Kosovë […] Rusia ka ofruar mbështetje financiare për partitë politike në rajon, duke nxitur ndarjet etnike dhe duke përhapur dezinformata”.

Përsa i përket aktiviteteve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, që nga agresioni rus në Ukrainë në vitin 2022, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vazhduar të ndjekë një politikë të pafavorshme ndaj stabilitetit rajonal, duke refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, ndërkohë që vetë synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE).

“Lidhjet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë shkojnë shumë thellë. Ajo ka nënshkruar marrëveshje të reja dypalëshe për gazin dhe politikën e jashtme […] Serbia ka ndihmuar gjithashtu përpjekjet ruse për të destabilizuar Evropën, për shembull duke ofruar një agjent për të përhapur dezinformatat ruse midis anëtarëve të Parlamentit Evropian (PE)”, kanë kujtuar autorët e artikullit.

Advertisement