Connect with us

Aktualitet

“Dumani trondit ‘çunat e Dubait’ dhe Ahmetajn”, gazetarja Anila Basha: Po vihet drejtësi për 21 Janarin

Gazetarja Anila Basha tha se në takimin e kreut të SPAK me gazetarët, pati disa mesazhe. Në ‘Top Story’, Basha tha se e para ishte për ekstradimin e atyre që fshihen në Dubai, dhe për ekstradimin e Ahmetajt.

“Kishte disa mesazhe te fjala e Dumanit. Mua më bëri përshtypje pjesa e çunave të Dubait dhe kërkesave që andej. E dyta çështja e Ahmetajt që tha po presim të jetë subjekt këtu. Nuk mu duk pa lajm por po flet me një gjuhë të…e di shumë mirë që opinioni i ka sytë atje”-tha gazetarja Basha.

“Drejtësia e vonuar është e mohuar, për çështjen e 21 Janari. Rihapja e kësaj çështjeje do hapë edhe arkivat tona të gazetarëve. Ka pasur shumë dëshmi që akuzonin pushtetin e asaj kohe, rikthimi në kujtesë do të ketë efektin e vet politik te qytetarët. I bëhet nder Edi Ramës që në këtë moment është në kuota të ulëta për mos mbajtjen e premtimit për luftën kundër korrupsionit. Një vit para zgjedhjeve rihapja e 21 janarit do të shtonte kuotat”-shtoi gazetarja.

Advertisement