Connect with us

Aktualitet

I nxehti afrikan ‘përvëlon’ Shqipërinë,javën e ardhshme temperaturat arrijnë në…

Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë që ditën e sotme temperaturat patën një tjetër rritje, ku në mesditë termometri shënoi 42 gradë celsius në zonat e ulëta.

Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone.

Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën  e martë temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 gradë celsius.

Advertisement