Bota
Nuk do sulmojmë NATO-n/ Raporti: 70 mijë rusë të vrarë brenda dy muajve
Rusia nuk ka në plan të sulmoj NATO-n. Kështu është shprehur në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova. Sipas Zakharovës, është alëanca veri-atlantike ajo që po përkeqëson tensionet.
“Në deklaratën përfundimtare që u miratua në samitin e NATO-s në Uashington, të mbajtur më 9-11 korrik, Rusia u quajt edhe një herë kërcënim për grupin, po e citoj përsëri një kërcënim. Kërcënim në të gjitha mjediset operative për perspektivë afatgjatë. Kjo nuk është kështu, Rusia nuk po përgatitet të sulmojë NATO-n, Aleanca e Atlantikut të Veriut po ndjek rrugën e përshkallëzimit të tensionit duke përmendur Rusinë në këtë cilësi nga dokumenti në dokument.”
Zakharova shtoi se NATO po përpiqej të “justifikonte ekzistencën e saj dhe të forconte kontrollin e Uashingtonit mbi satelitët evropianë”. Udhëheqësit perëndimorë kanë thënë vazhdimisht se Presidenti Vladimir Putin do të urdhërojë ushtrinë e tij të shkojë më tej dhe të sulmojë vendet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore, nëse ai nuk ndalet në Ukrainë.
Sakaq, në bazë të një raporti të publikuar nga Ministrija e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, rezulton se ushtria ruse po përballet me shkallën më të lartë të humbjeve gjatë pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës deri më tani, me mbi 70,000 ushtarë të vrarë ose të plagosur në maj dhe qershor.
Rritja e humbjeve lidhet me hapjen e frontit të ri të Rusisë në rajonin e Kharkiv, duke ruajtur të njëjtën normë presioni në të gjithë vijën e frontit prej 1000 kilometrash në lindje dhe jug të Ukrainës, tha ministria në përditësimin e saj të përditshëm.
Shkalla e viktimave të Rusisë ka të ngjarë të vazhdojë në një mesatare prej rreth 1 mijë ushtarësh në ditë gjatë dy muajve të ardhshëm, parashikoi ministria e mbrojtjes së Britanisë së Madhe