Connect with us

Bota

Atentati ndaj Trump, reagimet e liderëve botërorë/ Sulmi i neveritshëm, skenat tronditëse

Liderët botërorë kanë reaguar pas atentatit ndaj Donald Trump, gjatë një mitingu që po zhvillonte në Pensilvani. Si pasojë e të shtënave, Trump mbeti i plagosur në veshin e djathtë, ndërsa një prej pjesëmarrësve në tubimin e ish-Presidentit humbi jetën. Gjithashtu atentatori, një 20-vjeçar, u eleminua nga shërbimet e sigurisë.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ai është “i tmerruar” nga “skenat tronditëse” dhe dhuna politike “nuk ka vend në shoqëritë tona”.

Presidenti Joe Biden tha se kombi “duhet të bashkohet për të dënuar” incidentin.

Barrack Obama, i cili ishte president para Trumpit deri në vitin 2016, tha: “Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Edhe pse ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t’iu përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”.

Advertisement