Connect with us

Kosova

Thaçi del nga Haga/ Grenell pasi Trump u lirua nga akuza për dokumentat e klasifikuara

Ish-përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i është gëzuar lajmit për lirimin nga akuza për dokumente të klasifikuara të Departamentit amerikan të Drejtësisë që i viheshin në barrë ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Por, tani sipas Grenell-it, është radha që të lirohet edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha tani është te ty, Hashim Thaçi ”- ka shkruar Grenell në platformën “X”.

Kujtojme se Ndryshe, gjyqtarja Aileen Cannon e ka miratuar arsyetimin e Trumpit mbi bazën që emërimi i Prokurorit të Posaçëm, Jack Smith, shkel një pikë të Kushtetutës amerikane që lidhet me emërimet.

Trump është deklaruar i pafajshëm për shumë akuza që lidhen me mënyrën si i ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara, në të cilat ka pasur informacione me rëndësi kombëtare.

Dhjetëra dokumente të klasifikuara janë gjetur në resortin e Trumpit në Florida, Mar-a-Lago, pasi ish-presidenti është larguar prej Shtëpisë së Bardhë ne vitin 2021.

“Gjykata është e bindur që emërimi i Smithit shkel dy parime të skemës kushtetuese – rolin e Kongresit në emërim të zyrtarëve kushtetues dhe rolin e Kongresit në dhënien e autorizimit”- ka thënë Cannon në urdhrin e saj prej 93 faqesh.

Ish-presidenti ka mundur të përballet me 40 shkelje të ndryshme për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara.

Advertisement