Connect with us

Aktualitet

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, SPAK nis hetimet për 21 janarin

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin. Ky hetim do të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, pasi sipas vendimit të arsyetuar, Gjykata e Lartë thotë se SPAK është i detyruar të zbardhë përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard, për të cilën nuk është verifikuar në asnjë rast roli i drejtuesve shtetërore.

SPAK njofton se më datë 15 korrik 2024 është regjistruar nisja e hetimeve për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Advertisement