Connect with us

Pinknews

Nuk e takoi kurrë babanë, Arnita Beqiraj në një rrëfim si kurrë më parë! Më thonë që jam sozia e tij, por…

Ish-missi dhe regjisorja Arnita Beqiraj ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo ka treguar se nuk e ka njohur babanë e saj kurrë pasi ndërroi jetë në moshë shumë të re, por ka pasur një fëmijëri të lumtur nga dashuria që i ka ofruar e ëma dhe familjarët e tjerë.

Bieta Sulo: Në një lloj forme kanë dashur të kompesojnë dashurinë e munguar të babait?

Arnita tregon se babai i saj ka ndërruar jetë kur nëna e saj ishte shumë e re, aq sa është ajo sot, dhe është detyruar të rrisë atë dhe motrën e saj vetëm me shumë vështirësi, por dashuria nuk i ka munguar kurrë.

Advertisement