Connect with us

Politike

Raporti i DASH, Baçi i prerë: Konfirmim i denoncimeve të opozitës, ja cila është zgjidhja e vetme

I ftuar në një program televiziv për të diskutuar mbi raportin e DASH sa i përket klimës së biznesit në Shqipëri ishte deputeti i PD, Luan Baçi.
Baçi është shprehur se DASH nuk ka bërë asgjë më tepër se sa ka përsëritur në mënyrë të përmbledhur atë që opozita ka denoncuar prej vitesh me radhë

“DASH nuk ka bërë asgjë më tepër se sa ka përsëritur në mënyrë të përmbledhur atë që opozita ka denoncuar prej vitesh me radhë. Ajo çfarë ka denoncuar përnatë kreu i PD, Sali Berisha duke denoncuar këtë situatë të vështirë sot e ka konfirmuar edhe DASH.

Asnjë justifikim nuk ka për qeverinë pasi raporti i DASH i jep një shuplakë Ramës dhe i rrëzon propagandën, thjesht raporti bashkohet me opozitën në konstatimin klimës shumë të vështirë të të bërit biznes në Shqipëri.
Jemi pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme dhe kjo qeveri me vjeshtën duhet të tërhiqet dhe të realizoi hapin e parë që të krijohet qeveria teknike që të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Advertisement