Bota
Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë ‘shkund’ këtë vend, zbulohet epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së hënës në Çanakale të Turqisë, i cili është ndjerë edhe në Lesvos, veçanërisht në pjesën veriore të ishullit. Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ezine dhe thellësia fokale ishte 10 kilometra.
Tërmeti është ndjerë edhe në Stamboll dhe krahinat përreth. Observatori Kandilli bëri të ditur magnitudën e tërmetit në 4.9 Rihter. Në të njëjtën zonë, rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, i ka paraprirë një tjetër tërmet me intensitet 3.3 të shkallës Rihter.